info@hibrid.info
Në titull nuk bëhet e ditur se është opinion, por paraqitet si paralajmërim
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (27 shtator) një artikull me titull “Pas sulmit të parë terrorist serb në Policinë e Kosovës lufta nuk ka mbaruar, formacione të reja terroriste po përgatiten për ofensivën e re të përforcuar”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje bëhet e ditur se artikulli është i bazuar në një opinion të analistit Muhamet Kelmendi.

Pra, në titull nuk sqarohet se është një opinion, duke lënë atë të kuptohet si ndonjë paralajmërim.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/opinione/690395/pas-sulmit-te-pare-terrorist-serb-ne-policine-e-kosoves-lufta-nuk-ka-mbaruar-formacione-te-reja-terroriste-po-pergatiten-per-ofensiven-e-re-te-perforcuar/?fbclid=IwAR3u5NBfBRgXT77erLYjJWPCaHog4g9q5Cl49Wd28yYBk_e9xZfecc9FNtI


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Veprimet diverzive e terroriste të kryera nga ana e grupit terrorist kualifikohet se veprim diverzant me qëllim të ndërtimit të një fronti të ri, sikurse rusët në Donbas, ku pastaj të intervenon shteti serb.

Grupi diverzanto- terrorist me armët e gjetura në Manastirin serb në Basnjskë, kishin për qëllim riorganizimin e një lufte me përmasave të gjëra. Kjo luftë nuk ka përfunduar. Mendohet se grupe të tjera diverzive dhe terroriste do të hyjnë përsëri në veri të Kosovës. Me ta do të jenë edhe forcat speciale serbe dhe ruse.


Analiza:

Duke u bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se në titullin e këtij artikulli nuk sqarohet se nga kush është bërë kjo deklaratë/opinion, duke lënë të kuptohet atë si paralajmërim për formacione të reja terroriste serbe që po përgatiten për ofensivën e re në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »