info@hibrid.info
Në titull nuk saktësohet vendndodhja e lajmit
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar dje (30 gusht) një artikull me titull “Oficeri i policisë përplaset për vdekje nga treni”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një oficer policie në Angli ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një tren…”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Kosova Sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/686837/oficeri-i-policise-perplaset-per-vdekje-nga-treni/?fbclid=IwAR1aw2H7DLtWsYbJFIMrO9QPWGDFK3VyHx8-QRxoted3SUO_FsG1hQYt3bU


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumet ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me një incident që ka lënë një person të vdekur nga përplasja e trenit, në Angli, por që në titullin e artikullit nuk është specifikuar vendndodhja e ngjarjes.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mos-saktësimi se ku ka ndodhë ngjarja në titull, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »