Shkroi: Fatbardh Dema
Përmes një postimi në Facebook pretendohet se është konfirmuar që ushtria e Kosovës do të pajiset me automjetin e parë shqiptar të blinduar “Shota”, i prodhuar nga kompania shqiptare Timak.
Pretendimi u bë nga faqja “Kosova Armed Forces” në Facebook me datë 30 gusht.
E vërteta?
Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në burime kredibile që pretendon se është konfirmuar një gjë e tillë.
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kosova Armed Forces” në Facebook:
Hibrid.info ka kërkuar me fjalët kyçe “ushtria e Kosovës do të pajiset me automjetin e parë shqiptar të blinduar”, e që rezultatet nuk shfaqin asnjë informacion të publikuar në burime kredibile. (shih këtu)
Një informacion i tillë nuk është gjetur as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë. (shih këtu)
Administratorja e kompanisë Timak, Arjeta Puca kishte thënë se për këtë automjet ka patur shumë interesim nga shtetet e huaja, por duke mos përmendur se për cilat shtete bëhet fjalë. (shih këtu)
Kontekst
Automjeti i parë shqiptar i blinduar, i pagëzuar me emrin Shota, u prodhua nga kompania shqiptare Timak. Ky automjet u prezantua gjatë qershorit në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris. (shih këtu)
Analiza:
Përmes një postimi në Facebook u pretendua se është konfirmuar që ushtria e Kosovës do të pajiset me automjetin e parë shqiptar të blinduar.
Hibrid.info pas hulumtimit të kryer nuk ka gjetur informacion të publikuar në burime kredibile që e dëshmon një gjë të tillë.
Po ashtu, as nga kompania shqiptare Timak, nuk ka asnjë njoftim që Kosova do të pajiset me këtë automjet.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.