info@hibrid.info
Nuk ka paralajmërim për rritje të çmimit të rrymës
shape
shape
shape

Portali informativ në gjuhën shqipe “demokracia.com” sot (10 gusht) ka publikuar njoftimin për pagesën prej 40 milionë euro për ndërmarrjen KOSTT me titull “Paralajmërohet sërish shtrenjtimi i rrymës, Qeveria Kurti i paguan 40 milionë euro për rrymën e serbëve në veri”. Në titullin e këtij artikulli pretendon për një paralajmërim për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në bazë të verifikimi të fakteve, hibrid.info vlerëson se pretendimi për rritje të çmimit të rrymës, nuk ka bazë mbështetëse në atë që argumentohet në përmbajtje.


Vegëza e artikullit të publikuar në “demokracia.com”:

https://demokracia.com/paralajmerohet-serish-shtrenjtimi-i-rrymes-qeveria-kurti-i-paguan-40-milione-euro-per-rrymen-e-serbeve-ne-veri/?fbclid=IëAR2Z_vrSLtn1JD8oBEuQpDnDVvjGZgMhoYLNIeiAYgISUpiHëMu0ëOTXzFM


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Demokracia.com”:

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pagesë në vlerë prej 40 milionë euro, për detyrimet që ndërlidhen me shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Ministri i financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka propozuar që të ndahen 40 milion euro për ndërmarrjen KOSTT.

Ai ka thënë se 40 milionët po ndahen në mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me ENTSO-E, Rrjetin Evropian të Transmisionit dhe Tregut, dhe të respektohen obligimet që dalin nga kjo marrëveshje.


Ky pretendim i bërë përmes titullit të këtij artikulli, nuk është i mbështetur në përmbajtje. Lajmi është ndërtuar nga deklarimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe atij të Financave, Hekuran Murati, gjatë një adresimi për media, pas mbledhjes së sotme (10 gusht) të Qeverisë së Kosovës.

Përveç një pagese prej 40 milionë euro, në mbështetje të KOSTT-it, këta dy ministra nuk ka bërë asnjë paralajmërim për shtrenjtim të energjisë elektrike (shih videot e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe konferencës për media, të publikuara nga Ekonomia Online). (shih këtu dhe këtu)


Përveç në portalin “demokracia.com”, nga hulumtimi i bërë përmes maklinave të kërkimit, nuk është gjetë ndonjë medium tjetër kosovarë që ka hedhur pretendimin e njëjtë, pra atë për paralajmërim për shtrenjtim të rrymës. (shih shembujt këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Pretendimi i portalit informativ “Demokracia.com” për shtrenjtimin e energjisë elektrike i bërë në titull nuk është i mbështur në ndonjë fakt të publikuar në përmbajtje.

Kështu, hibrid.info në bazë të metodologjisë punës, pretendimin për shtrenjtimin e rrymës e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »