[email protected]
Nuk ofrohen fakte se armatimi që shihet në imazhe pritet t’i shtohet FSK-së
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes disa imazheve u pretendua se pamjet paraqesin armatimin që pritet t’i shtohet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Imazhet u publikuan në TikTok nga llogaria “netti29” me datë 10 maj me mbishkrimin “Armatimi qe pritet ti bashkohet ushtris se Kosoves”. Në këto fotografi shihet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci afër disa armëve.

Cila është e vërteta pas këtyre imazheve?

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, vërtetoi se fotografitë janë marrë nga llogaria zyrtare e ministrit Maqedonci në Facebook, të shkrepura gjatë forumit Defence24 që u mbajt në Poloni, por që i njëjti nuk ka potencuar se këto armë pritet t’i shtohen FSK-së.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “netti29”:


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhet e njëjta, të cilat Maqedonci i ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. (shih këtu)

Ministri gjatë vizitës së tij në forumin Defence24, përmes këtij postimi ka sqaruar se ka vizituar shtandet e kompanive prodhuese të industrisë së mbrojtjes të cilat prezantonin produktet e teknologjisë së fundit.

Maqedonci përmes këtij postimi ka bërë të ditur që ka diskutuar me zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, rreth formave se si mund të vendoset bashkëpunim ushtarak ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes.

Mirëpo, asnjëherë nuk ka potencuar se ato armë që shihen në fotografi pritet t’i shtohen FSK-së, siç pretendohet nga llogaria “netti29.com”.


Analiza:

U pretendua pa ofruar fakte se armatimi që shihet në imazhe, pritet t’i shtohet FSK-së.

Fotografitë janë marrë nga llogaria e ministrit Maqedonci në Facebook gjatë forumit Defence24 të mbajtur në Poloni, por që nuk ka asnjë të dhënë se ato do të jenë pjesë e FSK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje të publikuar në TikTok si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »
1406