Llogaria me emër “@famous.alb” ka publikuar më 30 qershor një video-material me pretendimin për një pandemi të re në vjeshtë.
Pretendimi bazohet në deklaratat e bëra nga konspiracionisti, Arianit Sllamniku, në emission “7pa5” në kanalin televiziv “Vizion Plus”.
Sllamniku pretendon se parashihet një pandemi e re në vjeshtë ku, sipas tij, thuhet se do të filloj në Angli dhe pastaj do të shpërndahet në Evropë dhe botë.
Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “@famous.alb”:
Ky video-material i publikuar nga llogaria “@famous.alb” në TikTok, deri në këto momente, ka arritur të grumbullojë rreth 600 komente.

Video-materiali është shkëputur nga emisioni 7pa5 (29 qershor) në kanalin televiziv “Vizion Plus” (këtu) ku, Arianit Sllamniku përkundër faktit që pretendon për një pandemi të re në vjeshtë, këtë nuk e bazon në ndonjë fakt konkret.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka paralajmëruar në mesin e emergjencave për ndonjë pandemi të mundshme që do shfaqet në vjeshtë të këtij viti. (këtu)
Analiza:
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga llogaria “@famous.alb” nuk qëndron.
Protagonisti në video-material pretendon për një pandemi të re në vjeshtë duke mos u bazuar në fakte kredibile.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material me deklaratën e Sllamnikut si “teori konspirative”.
Vlerësimi:
Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.