Shkroi: Endrit Berisha
Nëpërmjet një videoje është pretenduar për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.
Videoja është postuar nga faqja “Publiku” në Facebook, më 24 prill, me mbishkrimin “Alarmante-Ushtria serbe futet brenda territorit të Kosovës”.
Çka nuk shkon me këtë video?
Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër. “Gazeta Metro” e kishte publikuar videon më 20 mars të 2020-s. (shih këtu)
Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “Publiku” në Facebook:
https://www.facebook.com/publikuvideos/videos/1180976166227807
Videoja e faqes “Publiku” e publikuar më 24 prill ka grumbulluar gati 40 mijë shikime e dhjetëra komente deri në shkrimin e këtij artikulli.
Lajmi ishte bërë i ditur nga kryetari i asokohshëm i Kamenicës, Qëndron Kastrati, që e pati quajtur të papranueshme hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë. (shih këtu)
Analiza:
Faqja “Publiku” në Facebook ka publikuar një video nëpërmjet të cilës është pretenduar për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.
Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër. Ajo ishte publikuar para katër vjetësh.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.