info@hibrid.info
Pretendim i pabazë për ekzistimin e një plani për spastrim të serbëve nga veriu
shape
shape
shape

Medium në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull dje (9 prill) me pretendimin se ekziston një plan, që siç e quajnë, “pastrimi”, ku planifikohet spastrimi i serbëve nga veriu.

Sipas gazetës në fjalë, ky plan do të zbatohet në tri faza, ku në fazën e parë do të arrestohen serbët e shquar nga veriu, si mjekë, biznesmenë e sportistë. Në fazën e dytë, një ditë para zgjedhjeve do të rritet numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës duke përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në mënyrë që të provokohet reagimi i serbëve. Në fazën e tretë, si justifikim i këtij reagimi të serbëve do të zbatohet pastrimi i veriut nga gjithçka dhe kushdo që ka lidhje me Serbinë.

Gazeta pretendon se plani “pastrimi” në fakt është plani B për të cilin ka folur shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela.

Vegëza e artikulli të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/745348/kurti-zapoceo-akciju-cistac-prvi-na-udaru-lekari-i-sportisti/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Autoritetet e përkohshme në Prishtinë, të udhëhequra nga Aljbin Kurti, kanë nisur një operacion të koduar “Pastruesi”, i cili do të zbatohet në tri faza.

Në fazën e parë është planifikuar arrestimi i serbëve të shquar nga veriu, kryesisht mjekë, sportistë, biznesmenë dhe familjarë të shquar, të cilët serbët i shohin si një nga shtyllat e mbrojtjes së interesave kombëtare.

Faza e dytë e “Pastrimit” është planifikuar për heshtjen parazgjedhore dhe vetë ditën e zgjedhjeve, dhe sipas njohurive tona, numri i pjesëtarëve të policisë speciale si dhe të ashtuquajturat të Forcave të Sigurisë së Kosovës do të rritet edhe në rrugët e qyteteve veriore. Në këtë mënyrë Kurti dëshiron të provokojë reagimin e popullit serb, i cili do t’i shërbente si justifikim për fazën e tretë, pra për pastrimin e veriut nga gjithçka dhe kushdo që ka lidhje me Serbinë.

Aksioni “Pastrimi” në fakt është plani B, për të cilin ka diskutuar edhe shefi i kabinetit të presidencës së shtetit të panjohur të Kosovës, Blerim Vela, i cili ka thënë se “qytetarët do të informohen për gjithçka me kohë”.


Ky artikull ka zënë vend në ballinën e ditës së sotme (10 prill). (këtu)


Përkundër faktit që gazeta ka përshkruar tre faza në të cilat do të realizohet plani “pastrimi”, ajo nuk ofron asnjë burim kredibil apo fakt konkret që do ta mbështeste këtë pretendim.

Mediumi në gjuhën serbe pretendon se “plani B” për të cilin ka folur shefi i presidencës, Blerim Vela në një intervistë për portalin informativ, Telegrafi.com, nënkupton planin “pastrimi” të planifikuar nga Prishtina zyrtare me Albin Kurtin në krye.

Ndonëse gazeta në gjuhën serbe e bënë një pretendim të tillë nuk ofron fakte apo burime kredibile për ta mbështetur pretendimin e bërë. Vela, thotë se, “Ne e kemi planin A, por edhe e kemi plani B, ne do të tentojmë të realizojmë planin A, që është plani normal i organizimi të zgjedhjeve në objektet e paracaktuara që i janë mbajtur zgjedhjet edhe herëve të kaluara, por nëse haset në pengesë, ndonjë rezistencë, ato do të mbahen por qytetarët do të njoftohen paraprakisht. D.m.th. ne nuk kemi një plan, por disa plane dhe do t’i realizojmë zgjedhjet. Kjo me presupozimin që situata nuk eskalon në terren në një masë që e cenon sigurinë e punëtorëve të sistemit, të KQZ-së por edhe vet qytetarëve.” (këtu)

Bazuar në deklaratën, Vela ka bërë të ditur se kanë plane për realizimin e zgjedhjeve por gjithnjë duke u marrë parasysh siguria e pjesës organizative të zgjedhjeve dhe të vet qytetarëve.


Analiza:

Pretendimi i gazetës në gjuhën serbe për ekzistimin e planit të Prishtinës zyrtare të ashtuquajtur “pastrimi” nuk bazohet në fakte apo burime kredibile.

Po ashtu, pretendimi se ky plan ka të bëjë me planin B për të cilin ka folur shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, nuk qëndron për faktin se, Vela ka folur për realizmin e zgjedhjeve duke marrë parasysh sigurinë e organizatorëve dhe qytetarëve e jo për ndonjë plan për spastrim të serbëve nga veriu.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »