info@hibrid.info
Pretendim i rremë për ardhjen e ndihmave nga Kina në Kosovë për trajtimin e prostatës
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me paketa që mbajnë logon e Kryqit të Kuq, shoqatë ndërkombëtare, me mbishkrimin që pretendon se bëhet fjalë për ardhjen e ndihmave të partnerëve kinezë për burrat që vuajnë nga prostata në Kosovë. Mbishkrimi pretendon po ashtu se të gjithë ata që aplikojnë do të marrin zbritje për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (25 dhjetor) me anë të një postimi të sponsorizuar në Facebook, nga një faqe me emrin “Physically jdl6”. Imazhi me anë të cilit është paraqitur pretendimi, pas klikimit hap një vegëz të jashtme.

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të imazhit, vegëza e hapur nuk shfaq asnjë të dhënë.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID” për imazhin në fjalë dhe ka gjetur një artikull në gjuhën ukrainase të publikuar në shkurt të vitit 2023, që njoftonte për ardhjen e ndihmave nga Kryqi i Kuq në një krahinë të Ukrainës.

Ky artikull kishte përdorur këtë imazh përdorur këtë imazh për të paraqitur këtë lajm.

Gjithashtu, hibrid.info ka kontrolluar edhe faqen që e ka publikuar këtë përmbajtje, në kohështrirjen e së cilit është vërejtur numër i vogël i postimeve dhe numër i vogël ndjekësish.

Ndër të tjera, kjo faqe nuk shfaq të dhëna apo informata, për veprimtarinë, adresën dhe mënyrën e kontaktit me ta.

Krejt çka është gjetur, është informacioni se faqja është krijuar më 26 shtator të vitit 2023.


Analiza:

Pretendimi për ardhjen e ndihmave nga Kina në Kosovë, për burrat që vuajnë nga prostata, të cilët po ashtu mund ta marrin trajtimin me zbritje, është i pasaktë.

Faqja që e ka publikuar pretendimin ka përdorur një imazh të ndihmave të dërguara në Ukrainë, ndërsa vegëza e integruar në imazh nuk shfaq asnjë informacion për të cilin pretendohet në përmbajtjen e trajtuar.

Gjithashtu edhe faqja në Facebook që e ka publikuar postimin, mund të jetë e dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »