[email protected]
Pretendim i rremë se Erdogan viziton Tiranën dhe Beogradin, me qëllim ndarjen e Kosovës
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh, me mbishkrimin që pretendon se Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë, do ta vizitojë Tiranën dhe Beogradin, me qëllim tentative që t’i dhurojë veriun e Kosovës, Serbisë.

Imazhi (shih këtu) ku përveç presidentit turk, shihen edhe Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Edi Rama, kryeministri i Kosovës, është publikuar dje (3 tetor) në TikTok nga një llogari me emrin “pograddeccii”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka konfirmim zyrtar për një vizitë të mundshme të Erdogan, në një periudhë të afërme në këto dy vende.


Në mbishkrim është aluduar se për pretendimin janë bazuar nga raportimet e televizionit turk, “Star Tv” dhe përmbajtja deri në momentin e trajtimit ka marrë 200 komente dhe afër 30 mijë shikime.

Hibrid.info ka kontrolluar në ueb-faqen, faqen në Facebook dhe kanalin zyrtar të këtij televizioni në Youtube. “Star Tv”, në këto kanale komunikimi, publikon vetëm promocionet e përmbajtjeve që transmetohen në kuadër të programit të këtij televizioni (shih këtu, këtu dhe këtu).

 Andaj, hibrid.info e ka pasur të vështirë të gjejë raportimet këtij televizioni.


Për të konfirmuar vizitën e presidentit turk në Tiranë dhe Beograd, hibrid.info kontrolluar edhe ueb-faqet e komunikimit të presidencës turk, kryeministrisë shqiptare dhe presidencës serbe, por në asnjërën nga to nuk është gjetur njoftim për pretendimin e mundshëm (shih këtu, këtu dhe këtu).

Por, për vizitën e mundshme të Erdogan në këto dy vende, më 10 dhe 11 tetor, kanë raportuar disa media me përmbajtje në gjuhën shqipe dhe turke (shih këtu, këtu, këtu).

Në këto artikuj nuk bëhet e qartë agjenda dhe arsyeja e kësaj vizite, ndonëse potencohet se për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, mund të ketë ndryshime të minutave të fundit.

Gjithashtu, hibrid.info ka gjetur të publikuara disa deklarata të presidentit turk, gjatë takimeve me liderët kosovarë, ku shprehet mbështetja për Kosovën dhe integritetin territorial të saj (shih këtu dhe këtu).

Përndryshe, Turqia është ndër vendet e para që kanë njohur Kosovën si shtet (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë, me qëllim ndarjen e pjesës veriore të Kosovës, është i pa faktuar.

Vizita e mundshme e presidentit turk në këto dy shtete, ende nuk është e konfirmuar, ndërsa në deklaratat publike, Erdogan ka shprehur mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Gjithashtu, Turqia është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »