[email protected]
Pretendohet pa fakte se është zbuluar një vilë luksoze në pronësi të Dejona Mihalit
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh që shfaq një vilë me pretendimin se duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), ajo gjendet në Selanik dhe i përket Dejona Mihalit, koordinatores për komitete brenda Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Kjo përmbajtje është publikuar dje (18 shtator) në TikTok nga llogaria që mban emrin “gazetaditore”.

A është i vërtetë pretendimi?

Hibrid.info e ka hulumtuar pretendimin dhe ka gjetur se i njëjti nuk është i mbështetur në fakte.


Vegëza e imazhit të publikuar në TikTok nga llogaria “gazetaditore” (shih këtu)


Hibrid.info, duke përdorur makinat e kërkimit ka hulumtuar për imazhin e shfaqur dhe ka gjetur se i njëjti është i publikuar në disa ueb-faqe të huaja, me qëllim të promovimit të vilës, e cila tregohet në fotografi.

Vila në fjalë gjendet në Selanik dhe nga të dhënat e gjetura tregohet se është në shitje, por të dhënat për pronësinë e saj mungojnë (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info, po ashtu ka kontrolluar me anë të makinës së kërkimit, “Google” në lidhje me raportimet e mundshme të mediave për pretendimin në fjalë, por nuk ka hasur në të tilla (shih këtu).

Hulumtimi tjetër me anë të “Google”, gjithashtu nuk ka gjetur fakte të SHISH-it në lidhje me zyrtaren e LVV-së, qofshin ato të konfirmuara nga ky institucion apo që mund të kenë rrjedhur (shih këtu).  


Analiza:

Pretendimi se është zbuluar një vilë në pronësi të Dejona Mihalit, në Selanik, është i pa faktuar.

Kërkimet dhe gjetjet e hibrid.info tregojnë se pretendimi është i pa konfirmuar.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “të pa verifikuar”.

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »