[email protected]
Pretendohet pa fakte se policia ia mori telefonin dhe ia fshiu incizimet një qytetari serb
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se një qytetar serb në Mitrovicë është dënuar nga Policia e Kosovës (PK) me 500 euro gjobë, pasi i njëjti ka filmuar arrestimin e disa të rinjve serbë.

Në këtë postim pretendohet se ky qytetar ka refuzuar të tregojë dokumentet personale dhe se ishte në gjendje të dehur, e që policët i kanë marrë telefonin dhe ia kanë fshirë pamjet e filmimit që shfaqnin momentin e arrestimit të disa të rinjve serbë.

Ky pretendim u postua në median sociale Telegram nga llogaritë në gjuhën serbe “БУНТ је стање духа” (REBELIONI është një gjendje shpirtërore) dhe “БУНКЕР” (BUNKER).

Në këtë postim krahas pretendimit është publikuar edhe një gjobë e shqiptuar nga PK-ja.

E vërteta?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në fotografinë ku shfaqet dokumenti (gjoba), nuk specifikohet se dënimi ndaj këtij qytetari është bërë pas filmimit të momentit të arrestimit të disa të rinjve serbë.

Vegëzat e postimit të publikuar në Telegram nga llogaritë “БУНТ је стање духа” (shih këtu) dhe “БУНКЕР” (shih këtu).


Çka shkruan në gjobën e shqiptuar nga PK-ja? (Shkrimi origjinal)

I LARTCEKURI ESHT SHFAQUR NE GJENDJE TE DEHUR NE PUBLIK DHE I NJEJTI KA REFUZUAR TE PARAQES LETER NJOFTIMIN POLICIS KUR I ESHT KERKUAR. ALKOHOLI ESHTE MATUR ME ALKOTEST ME NR SERIK A420332


Dënimi u bazua në ligjin 03/L142 (Ligji për rendin dhe qetësinë publike)

Çka thotë Neni 9 i këtij Ligji?

Dehja në vend publik

1. Kushdo që shfaqet në vend publik dukshëm i dehur ose nën ndikim të substancave të kontrolluara

(narkotike), jo te përdorura sipas terapisë dhe vë në rrezik veten, personat tjerë ose pasurinë dënohet

për kundërvajtje.

2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind(500) Euro apo me dënimin me burg deri në tridhjetë (30) ditë.


Analiza:

Pretendohet pa fakte se një qytetar serb në Mitrovicë është dënuar me 500 euro pasi i njëjti ka filmuar arrestimin e disa të rinjve serbë dhe se policët më pas i kanë marrë telefonin dhe ia kanë fshirë pamjet.

Bazuar në gjobën e shqiptuar nga PK-ja, që shfaqet në postim, sqarohet se ndaj këtij personi është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pasi i njëjti është shfaqur në gjendje të dehur në publik dhe ka refuzuar të paraqesë letër njoftimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »