[email protected]
Pretendohet pa fakte se Turqia do t’ia dhurojë Kosovës 5 pajisje ushtarake “Korhan”
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se Turqia do t’ia dhurojë Kosovës 5 pajisje ushtarake anti-ajrore “Korhan”.

Ky pretendim u bë nga faqja në Facebook “Lajme Nga Bota” me datë 8 shtator.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në burime kredibile në lidhje me këtë çështje.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota”:

https://archive.ph/AMHlr#selection-1367.0-1367.13


Përshkrimi i postimit:

Korhan System është sistemi anti-ajror e cila ka fuqi të t’merrshme ku çdo lloj sulmi me helikopter ose dron, ky sistem mund ti shkatërrojë në ajër, ky është prodhim Turk anti-sulme ajrore që do ti dhurohen 5 copa Kosovës nga Republika e Turqisë.


Duke përdorur makinën e kërkimit “Google”, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar që pretendon se Turqia do t’i dhurojë Kosovës këtë lloj pajisje ushtarake. (shih këtu)

Në këtë postim të bërë nga faqja e lartcekur, është vendosur edhe fotografia e kryeministrit Albin Kurti së bashku me presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë më 3 shtator.

Në njoftimin zyrtar të Qeverisë për këtë takim thuhet se Kurti ka falënderuar Turqinë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. (shih këtu)

Për takimin Gorgun ka shkruar në llogarinë e tij në X (ish-Twitter). Ai ka falënderuar Kosovën për mikpritjen ndërsa nuk ka përmendur çështjen e armëve për Kosovën.


Analiza:

Pretendimi se Turqia do t’i dhurojë Kosovës 5 pajisje ushtarake “Korhan”, është i pabazuar në asnjë fakt.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në burime kredibile që mbështet këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »
1406