[email protected]
Publikohet përmbajtje e paverifikuar me pretendimin për gjuajtje mes dy grupeve të përfolura
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një video-materiali të publikuar në Facebook është pretenduar për vazhdimësi të gjuajtjeve në mes të dy grupeve që janë përfolur ditëve të fundit, pas përleshjes së armatosur që ndodhi në fundjavë në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

“EKSKLUZIVE – Sot rreth ores 20:00 raportohet që prap janë gjuajtur Capat me Sekiraqt – Njesia speciale ne vendngjarje”, mban titullin video e publikuar të enjten nga “RTI” në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë publikim?

Në videon e publikuar shihen njësitet policore në rrugë duke zhvilluar operacionet zyrtare. E në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të publikuar të premten (6 shtator), nuk janë dhënë informacione se në ndonjë rast ka pasur të shtëna armësh.

Publikimi megjithatë është fshirë të premten (vegëza e arkivuar). Deri në momentin kur hibrid.info nisi trajtimin e përmbajtjes, videoja ka pasur rreth 46 mijë klikime.

https://www.facebook.com/RadioTelevizioniIliria/videos/518942140883684

Bazuar në pamjet e publikuara prej “RTI” dhe të disa mediumeve të tjera (paparaci.com, indeksonline.net dhe sinjali.com), vërtetohet se bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Çka ka njoftuar Policia?

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, për rastin në fjalë, është bërë e ditur se janë arrestuar shtatë persona që i kanë sulmuar fizikisht katër të tjerë. Vepra është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”. Në raport nuk është cekur se ka pasur të shtëna armësh.

Kontekst:

Të dielën e 1 shtatorit në lagjen “Aktash” një person humbi jetën si pasojë e të shtënave që ndodhën mes dy grupeve të armatosura. Për rastin janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Në një komunikatë për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ishte bërë e ditur se është konstatuar që në këtë rast ka të bëjë me përleshje në mes të dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme. Sipas raportimeve dy grupet në fjalë njihen me emrat “Capat” dhe “Sekiraqët”.


Analiza:

Faqja “RTI” në Facebook të enjten ka publikuar një video-material në të cilën ka pretenduar se bëhet fjalë për vazhdimësi të gjuajtjeve në mes të dy grupeve që janë përfolur ditëve të fundit në mediat në Kosovë.

Policia në njoftimin zyrtar nuk ka njoftuar për ndonjë rast të të shtënave me armë.

Vetë publikuesi më pas e ka fshirë videon.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “të paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »