info@hibrid.info
Publikohet tjetër sondazh i rremë për subjektet politike
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me pretendimin se paraqet një sondazh, sa i përket mbështetjes popullore ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

Përmbajtja është publikuar në TikTok më 2 janar, nga një llogari me emrin “newsroomkosovo”.

Në imazh partitë politike janë paraqitur duke u nisur nga partia me mbështetjen më të madhe, duke u renditur: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Koalicioni për familjen dhe partitë tjera.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se një sondazh i tillë nuk është publikuar nga burime kredibile.

Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, por rezultatet nuk kanë shfaqur asnjë sondazh të kohëve të fundit, që përkon me renditjen e partive politike të paraqitur në këtë sondazh të pretenduar (shih këtu).


Rreth sondazheve

Sondazhi i fundit (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Të dhënat e këtij sondazhi paraqesin përqindje dhe renditje tjetër për subjektet politike në Kosovë, në krahasim me ato të paraqitura nga llogaritë e lartcekura në TikTok (shih fotografinë më poshtë).


Analiza:

Sondazhi i paraqitur me anë të një imazhi në TikTok, nuk është kredibil.

Mungon emri i organizatës e cila ka realizuar sondazhin si të tillë dhe renditja e subjekteve politike paraqitet ndryshe me atë të cilën e kanë paraqitur organizatat kredibile kompetente.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »