[email protected]
Rikthehet pretendimi i rremë se Vuçiqi ka komentuar postimin e Buzhalës
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka shpërndarë në median sociale X (ish-Twitter) postimin e gazetarit Berat Buzhala.

“Shikone se si Aleksander Vuçiq i bën Share postimet e Berat Buzhales ku ky akuzonte Kryeministrin Albin Kurti” është mbishkrimi i paraqitur në publikimin e bërë nga llogaria “albin.kurti53”.

E vërteta?

Imazhi i paraqitur është montim. Madje ky pretendim ishte trajtuar nga hibrid.info edhe në qershor të vitit 2023 dhe ishte cilësuar si “Lajm i rremë”.


Vegëza e publikimit të llogarisë “albin.kurti53”:

https://archive.is/zrm2a


Për një ditë që nga publikimi, deri tash përmbajtja ka marrë më shumë se 10 mijë shikime e 120 pëlqime.

Çka përmban publikimi?

Më 31 maj 2023, Berat Buzhala, gazetar dhe themelues i mediumit kosovar “Nacionale”, kishte shkruar në Twitter (shih postimin) një opinion të tij, në gjuhën angleze, për sfidat që, siç i ka përshkruar “i kanë gazetarët që nuk pajtohen me pushtetin për zhvillimet e fundit”.

Në fotografinë e montuar pretendohet se ky postim është shpërndarë me koment (retweet) nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Kjo është e vërtetë. Berat Buzhala, top-gazetar në Kosovë, me guxim tregon të vërtetën”, pretendohet të jetë mbishkrimi i Vuçiqit.

Hibrid.info nuk ka arritur ta gjejë publikuesin autentik të fotomontazhit. Megjithatë, pas verifikimit në llogarinë e Vuçiqit në X, nuk është shfaqur asnjë shpërndarje e postimit në fjalë.

Në trajtimin e vitit të kaluar, Hibrid.info pati gjetur se shkrimi të cilit i është vënë fotografia se Vuçiqi është autor, ishte bërë nga Richard Grenell, i deleguar i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi. Kjo ishte përdorur nga autori i këtij fotomontazhi, për të krijuar një pretendim që të duket se komentimi i është bërë nga presidenti serb Vuçiq.


Për montimin pati reaguar edhe vetë gazetari Buzhala. Ai e pati quajtur të rremë pretendimin (shih këtu). Pati reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në Facebook (shih këtu).


Analiza:

Në një publikim të bërë në median sociale TikTok është rikthyer pretendimi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka shpërndarë në Twitter, një postim të gazetarit Berat Buzhala, drejtues i mediumit “Nacionale.com”.

Hibrid.info e pati trajtuar pretendimin edhe në qershor të vitit të shkuar. Pretendimi pati rezultuar të jetë fotomontazh. Postimi në fakt ishte shpërndarë nga ish-zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell dhe jo Vuçiq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »
1406