[email protected]
Rritja e pretenduar e pensioneve, e rreme
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, me mbishkrimin që pretendon se do të rriten pensionet në Kosovë në vitin 2024.

Përmbajtja në të cilën shihet edhe fotografia e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, është publikuar më 3 gusht në Facebook nga faqja me emrin “Chirstest2-service”.

Si qëndron e vërteta?

Hibrid.info ka hulumtuar dhe vërtetuar se nuk është paraparë rritje të pensioneve për këtë vit.

Pse u trajtua pretendimi?

Në përmbajtje është vërejtur aktivitet me 24 komente deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli.


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Service333” në Facebook:

https://archive.is/w0Ckq


Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzës së bashkangjitur, hapet një ueb-faqe, të cilës i mungon emri i institucionit, organizatës apo biznesit që përfaqëson. Faqja e hapur përmban disa seksione, të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit, dërgojnë në ueb-faqe të jashtme, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me Qeverinë e Kosovës apo me ndonjë vendim të saj (shih këtu).


Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar me anë të platformës për kredibilitetin e ueb-faqeve, “ScamDoc.com“. Sipas të dhënave të kësaj platforme, besueshmëria ueb-faqes në fjalë vlerësohet të jetë shumë e ulët (shih këtu).

Ndërsa, në kohështrirjen e faqes në Facebook, ku është publikuar njoftimi i pretenduar, është vërejtur numër i vogël postimesh (shih këtu).

Kjo faqe nuk ka të bëjë me Qeverinë e Kosovës dhe i mungojnë të dhënat rreth veprimtarisë. Tek të dhënat tregohet vend-ndodhja personave të cilët menaxhojnë me këtë faqe.


Hibrid.info ka shfletuar edhe në ueb-faqen e Zyrës së Kryeministrit, por nuk ka gjetur vendim zyrtar për rritje të pensioneve (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për rritjen e pensioneve në Kosovë, është i pa vërtetë.

Pretendimi është publikuar nga burim i dyshimtë, ndërsa vendimi nuk është i konfirmuar nga institucionet përkatëse.

Bazuar në metodologjinë e punës, hybrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë” “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »