info@hibrid.info

Pretendohet rrejshëm se mjekët vranë në spital të dyshuarin për tentim-grabitje në Veternik

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi pretendohet se qytetari i nacionalitetit serb, i plagosur gjatë një tentim-grabitjeje të armatosur në hapësirat e jashtme të Qendrës Tregtare “Albi Mall” në Veternik më 17 mars, nuk ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, por është vrarë nga mjekët shqiptarë në spital. Ky pretendim u bë […]

Ministria e Jashtme ruse përkujton fushatën e NATO-s me imazh nga lufta në Irak

Shkroi: Fatbardh Dema Ministria e Punëve të Jashtme ruse, në llogarinë zyrtare në X (ish-Twitter), ka bërë sot (24 mars) një postim lidhur me 26-vjetorin e fushatës ajrore të NATO-s. Në këtë postim, fushata ajrore e vitit 1999 është përshkruar si një akt agresioni ndaj Jugosllavisë. Çka nuk shkon me këtë postim? Fotografia e përdorur […]

Tërmeti ndodhi në Indonezi, por në titull nuk sqarohet

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull që ka raportuar për një tërmet. Artikulli i publikuar (20 mars) nga portalet e dyshimta, “versus.al” dhe “miimall.com” është shpërndarë në disa faqe në Facebook, ndërsa artikulli i publikuar nga portali tjetër i dyshimtë, “zilsesleri.net” është postuar si koment i bashkangjitur imazheve, ku raportohej ngjarja (shih këtu). Çka […]

Nuk dihet numri i saktë i helikopterëve që pritet të blihen nga Kosova

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se Kosova do të pajiset me dhjetë helikopterë “Black Hawk” këtë vit, ashtu si dhe me një pjesë të anti-tankeve “Javelin”. Ky postim me këtë pretendim është publikuar më 13 mars në Facebook nga një faqe me emrin “Kosova Report”. Çka gjeti hibrid.info? Hibrid.info gjeti […]

Në titull nuk sqarohet se bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar, “Disa nxënës bojkotojnë mësimin, kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit”. Ky lajm është publikuar sot (14 mars) në portalin e “Radio Televizionit 21”. Çka nuk është në rregull me artikullin? Hibrid.info ka gjetur se në këtë titull nuk është qartësuar vendndodhja e kësaj ngjarje. Artikulli është […]

S’ka pasur deklarata prej zyrtarëve të NATO-s se Kosova do të futet në BE më shpejt se Shqipëria

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se “komandanti i NATO-s ka deklaruar se Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më shpejt se Shqipëria”. Mbishkrimi me këtë pretendim i është vendosur një fotografie nga takimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark […]

Pretendim pa fakte se Kosova po furnizohet me një sistem kundërajror nga Turqia

Shkroi: Fatbardh Dema Më 10 mars, një postim në Facebook nga faqja “75% për Albinin” pretendonte se Kosova po furnizohet vazhdimisht me armatim dhe se një sistem kundërajror ishte siguruar nga Turqia. Postimi përfshinte një fotografi të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pranë një pajisjeje ushtarake. E vërteta? Pas verifikimit nga hibrid.info, u konstatua se […]

Pretendim i pasaktë se Limaj s’mund të marrë post qeveritar nëse hyn në Qeveri me Kurtin

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një artikulli është pretenduar se kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe dy kandidatë të kësaj partie që pritet të bëhen deputetë, nuk mund të marrin poste qeveritare në një marrëveshje potenciale me Lëvizjen Vetëvendosje. Artikulli pretendon se nëse Limaj dhe dy deputetët marrin poste qeveritare, ulëset e tyre në […]

Lavrovi risjell krahasimin e pabazë të Kosovës me Krimenë dhe Donbasin

Shkroi: Festim Rizanaj Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, gjatë një takimi me krerët e misioneve diplomatike të akredituar në Moskë në tryezën e rrumbullakët të ambasadorëve, pretendoi se Perëndimi përdor standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Ai theksoi se parimi i vetëvendosjes së popujve u aplikua për Kosovën për të justifikuar […]

Translate »