info@hibrid.info
Titull përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (14 prill) ka publikuar një artikull me titull “Policia gjeti 17 emigrantë të futur në një kamion”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se ku ka ndodhur kjo ngjarje. Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Hungari.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Policia hungareze gjeti 17 emigrantë të futur në një kamion me targa turke pranë kufirit jugor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mjeti nuk e kishte ventilimin e duhur dhe personat kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. 16 prej emigrantëve ishin nga Egjipti dhe një nga Libia.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/671633/policia-gjeti-17-emigrante-te-futur-ne-nje-kamion/?fbclid=IwAR1qwnm0lNIl-HXt6OwNhUdllt_uq0mMBNrOoqXeTstEKhxZTmBq9jRIzkk

Screenshot i artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosova-sot.info”

Se lajmi nuk ka të bëjë me ngjarje të ndodhur në Kosovë, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin lidhur me këtë ngjarje, të publikuar nga mediumet e huaja si “Reuters.com” dhe “Swissinfo.ch”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull rreth një ngjarje në Hungari, ku autoritetet e këtij shteti kishin gjetur 17 emigrantë të futur në një kamion me targa turke. Por në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Duke e ditur se mediumi në fjalë është i regjistruar në Kosovë dhe shumica e audiencës së tij, janë shqipfolës, titulli i vendosur në artikull, lë të nënkuptohet se në lajm bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në vendin tonë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »