Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (10 prill) ka publikuar një artikull me titull “Foshnja 2-muajshe gjendet e vdekur në banesë”.
Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja.
Lajmit qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Adana, Turqi, ku një foshnje vetëm 2-muajshe është gjetur e pajetë në banesën ku banonte së bashku me prindërit e saj.”.
Gjithashtu, në këtë artikull vihet re që edhe fotografia nuk korrespondon me përmbajtjen. Imazhi i përdorur në këtë artikull, tregon një veturë të Policisë së Kosovës duke lënë vend për keqkuptim te lexuesit, se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.
Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se ky lajm ka të bëjë me vendin tonë.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:
Pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se fotografia në këtë artikull, është përdorur edhe në disa raportime në media për ngjarje nga kronika e zezë në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)
Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka ndodhur në Adana të Turqisë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media online në Turqi të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që tregon për një vdekjen e një foshnje në banesë, ngjarje kjo e ndodhur në Adana, Turqi. Ndërsa në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.
Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në qytetin Adana në Turqi.
Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi që në këtë imazh paraqitet vetura e Policisë së Kosovës gjë e cila, lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë
Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.