[email protected]
Titulli dhe fotografia nuk e qartësojnë vendin e ngjarjes
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (3 tetor) një artikull me titull “Dolën për gjueti, 76-vjeçari vret gabimisht mikun e tij”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një incident tragjik ka ndodhur gjatë gjuetisë në Teano, pranë Caserta, ku 57-vjeçari  Aldo De Francesco humbi jetën pasi u qëllua pas shpine nga shoku i tij 76-vjeçar”.

Duke pas parasysh se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.

Përveç titullit që është përgjithësues, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një incident tragjik ka ndodhur gjatë gjuetisë në Teano, pranë Caserta, ku 57-vjeçari  Aldo De Francesco humbi jetën pasi u qëllua pas shpine nga shoku i tij 76-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Sipas asaj që u rikonstruktua  nga karabinierët e stacionit të Teanos, de Francesco, një kontraktor ndërtimit ishte nisur për gjueti për derra të egër me një grup prej 10 gjuetarësh.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/645346/dolen-per-gjueti-76-vjecari-vret-gabimisht-mikun-e-tij/?fbclid=IwAR2MmWDFrgzi1yHfm5xKOFUzGG2RuunkHgc3iQp7q87Kq0W_gywr0kdZQBo


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur kjo vrasje. Gjithashtu, në fotografinë ilustruese shihet shiriti i policisë që shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë shtet shqipfolës.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Teano të Italisë.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, (bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook). Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »