Portali informativ “Fron Online” ka publikuar sot (15 shtator) një artikull me titull “Autobusi përplaset me kamionin, dy të vdekur dhe 18 të plagosur”.
Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk bëhet e ditur vendndodhja e ngjarjes.
Vendndodhja e ngjarjes bëhet e ditur vetëm në përmbajtjet të artikullit ku thuhet se “një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të së premtes në periferi të Romës, ku një autobus është përplasur me një kamion.”
Duke parë faktin që portali informativ është krijuar nga gazetar nga Kosova (shih rreth nesh), pwr t’i informuar shumicën e lexuesve janë shqip-folës (këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.
Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Front Online”:
Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Itali, konkretisht në Romë, ka gjetur të publikuar në media italiane artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë. (këtu, këtu)
Analiza:
Portali informativ “Front Online” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e dy dhe plagosjen e 18 personave në një akisdent në Romë të Italisë, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.
Mediumi online “Front Online”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Vlerësimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.