info@hibrid.info
Titulli nuk sqaron se ligji për largimin e qenve endacakë u miratua në Turqi
shape
shape
shape

Është publikuar një artikull që raporton për miratimin e një ligji që largon qenët endacakë nga rrugët e vendit.

Përmbajtja është publikuar dje (30 korrik) nga portali informativ “sot.com.al”.

Ku është problemi me këtë artikull?

Vendndodhja e lajmit nuk qartësohet në titullin e këtij teksti.

Pse trajtohet artikulli?

Përmbajtjet e këtij mediumi janë të shkruara në gjuhën shqipe dhe i njëjti është gjetur i regjistruar si biznes në Shqipëri (shih këtu).

Çka do të thotë se audienca potenciale e këtij portali është shqipfolëse dhe në shikim të parë mund të keqinformohet se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “sot.com.al”:

https://archive.ph/ybK21

Artikulli është ndarë edhe në faqen në Facebook të këtij portali (shih këtu).

I njëjti është titulluar “Kërkojnë zhdukjen e qenve endacakë nga rrugët, opozita ‘shpërthen’ ndaj qeverisë: Një ligj për masakër”.

Se për cilin vend bëhet fjalë tregohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e tekstit.

Kreu i artikulli:

“Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar të martën një ligj të ri për largim të miliona të qenve endacakë nga rrugët e vendit, por mbrojtësit e kafshëve frikësohen që kjo masë do të rezultojë me vrasje të shumë qenve apo neglizhim të tyre në strehimore të mbingarkuara.”


Për të vërtetuar se kemi të bëjmë me zhvillime që ndodhin në Turqi, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikuj të publikuar nga mediat e ndërkombëtare, të cilat e kanë raportuar për këtë vendim (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Në titullin e një lajmi për miratimin e një ligji që largon qenët endacakë nga rrugët  nuk qartësohet se për cilin vend është fjala.

Vendimi që prek Turqinë është publikuar si informacion në këtë mënyrë, nga një medium me audiencë shqipfolëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clikbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »