info@hibrid.info
Titulli nuk sqaron se për mësuesit e cilit shtet bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (3 prill) ka publikuar një artikull me titull, “Mësuesit refuzojnë ofertën e qeverisë për pagat”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë shtetin në të cilin ndodh ngjarja.

Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se lajmi për të cilin tregon artikulli, flet për ngjarje të ndodhur në Londër, pra Angli. Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli me të cilin është shkruar artikulli, mund t’i keqinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka të bëjë me Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Mësuesit në Londër, po marrin pjesë në një protestë gjatë grevës për mosmarrëveshjen mbi pagat. Shumica dërmuese e tyre kanë refuzuar oferten e qeverisë për pagat e cila synonte t’i jepte fund një sërë grevash përçarëse, tha sindikata e tyre të hënën, e cila edhe ka njoftuar vazhdimin e grevës, raporton Reuters.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/670165/mesuesit-refuzojne-oferten-e-qeverise-per-pagat/?fbclid=IwAR1TKGk65hni1B7ggoGwh_3YIikk7nU3OCXHo8GCeZ-vvo-pih1ELs5ligg


Hibrid.info ka arritur ta gjejë lajmin në “bbc.com” dhe në “independent.co.uk”, për të vërtetuar edhe më shumë se ngjarja ka të bëjë me grevën e mësuesve në Angli. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka tregon për refuzimin e ofertës së qeverisë për paga, nga mësuesit në Angli.

Duke e ditur se mediumi në fjalë është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiences së tij, janë shqipfolës nga Kosova, titulli i vendosur në artikull, lë të nënkuptojë se në lajm, bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në vendin tonë.

 Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, “hibrid.info” e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »