Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (28 shtator) artikullin me titull “Duke nisur nga 1 tetori ulen çmimet e ushqimeve me 10%”.
Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se cili shtet ka marr një vendim të tillë.
Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet për produktet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor…”.
Duke ditur faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se bëhet fjalë për uljen e çmimeve të ushqimeve në Kosovë.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:
Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:
Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet për produktet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht 10%.
Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për vendim të marr nga Qeveria e Italisë, ka gjetur të publikuar në media italiane artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me vendimin e Qeverisë së Italisë për uljen e çmimit të ushqimeve për 10%, por që në titull nuk sqarohet se cili shtet ka marr këtë vendim.
Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mos qartësimi në titull se për ish-presidentin e cilit shtet bëhet fjalë, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se lajmi ka të bëjë me ndonjë vendim që ka të bëjë me Kosovën.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.