[email protected]
Tjetër pretendim i rremë se Kosova ka siguruar tank nga Turqia
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh që shfaq një tank, me mbishkrimin që lë të nënkuptohet se Kosova ka siguruar këtë pajisje nga Turqia.

Kjo përmbajtje është publikuar me 23 shtator në TikTok nga një llogari me emrin “oki0804”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur fakte që konfirmojnë informacionin e pretenduar. Deri në momentin e trajtimit, ky postim ka marrë afër 30 mijë shikime dhe 166 komente.


Hibrid.info ka gjetur se, e vetmja marrëveshje për blerje armësh të Kosovës nga Turqia, është ajo për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2, e konfirmuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti (shih këtu).

Po ashtu, hibrid.info ka gjetur se me (3 shtator), kryeministri Kurti ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për prodhimin e municionit, gjatë takimit me presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, por pa konfirmuar marrëveshje konkrete (shih këtu).

Ky pretendim hidhet poshtë edhe nga mos konfirmimi i lajmit, prej Ministrisë së Mbrojtjes, si institucion kompetent menaxhues me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), që ka për detyrë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës (shih këtu).

Hibrid.info ka trajtuar javëve të fundit edhe disa pretendime të ngjashme (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se Kosova ka siguruar tank nga Turqia është i rremë.

Gjetjet e hibrid.info vërtetojnë se ky pretendim nuk është konfirmuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »