Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar me datë 13 tetor një video-material me anë të së cilës pretendon se pamjet shfaqin qytetarët libanezë që përpiqen të kalojnë kufirin izraelit për të mbështetur palestinezët.
Ky video-material është verifikuar nga kontrollues faktesh nga Reuters, e që është vërtetuar se video është realizuar në maj të vitit 2021, në murin kufitar Izrael-Liban gjatë protestave në solidaritet me popullin palestinez. (shih këtu)
Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:
https://www.facebook.com/watch/?v=804328191460674
Kontrollues faktesh nga Reuters kanë arritur të gjejnë video-materialin e njëjtë të publikuar më 16 maj 2021 nga një llogari në median sociale X (ish-Twitter). (shih këtu)
Gjithashtu, ky video-material është gjetur i publikuar edhe në Youtube me datë 20 maj 2021. (shih këtu)
Analiza:
Faqja “The Reis” ka publikuar një video-material të vitit 2021, me pretendimin se është realizuar gjatë konfliktit aktual që po ndodhë ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.
Ky video-material vlerësohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.