info@hibrid.info
Zyra i ndërlidh pa fakte mbishkrimet “Albania” në Shushicë me pretendimin për “spastrim etnik”
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje me pretendimin për mbishkrimet “Albania” në muret e Qendrës së kulturës dhe këndin e lojërave për fëmijë në fshatin Shushicë, afër Graçanicës.

Këto media i referohen komunikatës së Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me rastin. Kjo Zyrë, rastin e interpreton si akt vandalizmi, që përveç “shkatërrimit të pronave serbe, synon qartë të frikësojë fëmijët serbë dhe t’i shqetësojë prindërit e tyre”, dhe “provokime të tilla janë në lidhje të drejtpërdrejtë me idetë dhe ëndrrat e Albin Kurtit për një Shqipëri të Madhe dhe një Kosovë të pastër etnikisht”.

Zyra nuk ofron fakte për pretendimin e bërë, si dhe ende nuk dihen kryesit e veprës dhe qëllimi i saj.


Vegëzat e artikujve të publikuar në media në gjuhën serbe, si “Rtv.rs”, “sputnikportal.rs”, “b92.net”, “novosti.rs”, “telegraf.rs”, “kurir.rs” dhe “insajder.net”.


Vegëza e komunikatës së publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/lat/v5595.php


Pjesë të komunikatës së publikuar nga Zyra:

Shkrimi i mbishkrimeve “Albania” dhe mbishkrimet nënçmuese në Shtëpinë e Kulturës Serbe dhe në këndin e lojërave për fëmijë në fshatin Shushicë, afër Prishtinës, është një provokim dhe kërcënim i ri për mbijetesën e popullit serb në Kosovë, objektivi i të cilëve këtë herë janë edhe fëmijët, si dhe institucionet kulturore të cilat duhet të shërbejnë si hapësira tolerance.

Ky akt vandalizmi, përveç shkatërrimit të pronës serbe, synon qartë të frikësojë fëmijët serbë dhe t’i shqetësojë prindërit e tyre, dhe provokime të tilla janë në lidhje të drejtpërdrejtë me idetë dhe ëndrrat e Albin Kurtit për një Shqipëri të madhe dhe një Kosovë etnikisht të pastër.


Pra, Zyra pa fakte e ndërlidh rastin e mbishkrimeve në Shushicë si ide provokuese për t’i frikësuar fëmijët dhe realizuar ëndrrat e Kurtit për “Shqipëri të madhe” dhe Kosovë etnikisht të pastër.

Lidhur me rastin në fjalë, mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, ka kontaktuar kryetarin e fshatit, Marko Simiq, i cili ka deklaruar se nuk ka ndonjë informatë për kryesit e veprës. (këtu)

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës (PK), e cila ka kryer hetime, por deri në çastin e shkrimit të këtij teksti, PK nuk ka publikuar ndonjë informacion lidhur me kryesit dhe qëllimin e veprës.

I kontaktuar nga Policia në lidhje për të dyshuar, kryetari Simiq u deklarua se “nuk mund të dyshoj, sepse nuk jam dëshmitar okular, por mendimi im personal është se nuk është bërë nga banorët e Shushicës, por nga ata që erdhën nga rrethina për pushime.” (këtu)


Analiza:

Si mediat në gjuhën serbe, po ashtu edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk ofrojnë fakte për kryesit e veprës së mbishkrimeve në fshatin Shushicë.

Edhe pretendimi se veprimi në fjalë ka qëllim frikësimin e fëmijëve serb dhe synohet një Kosovë etnikisht e pastër duke u ndërlidhur me “Shqipërinë e madhe”, nuk argumentohet me fakte.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendimi e vlerëson si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »