info@hibrid.info
239 milionë euro investime në sisteme të armatimit nuk janë bërë brenda një viti, por gjatë mandatit të qeverisjes aktuale
shape
shape
shape

Disa media online kanë publikuar artikullin me pretendimin se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është shprehur se gjatë këtij viti janë investuar 239 milionë euro në sisteme të armatimit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga disa media, nuk është i saktë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Mbrojtjes, kishte krahasuar investimet e qeverisë së kaluar me atë aktuale në sisteme të armatimit, duke sqaruar se gjatë mandatit të qeverisë aktuale janë investuar 239 milionë euro.


Vegëzat e artikujve të publikuar në disa media online:

https://lajmi.net/maqedonci-239-milione-euro-kete-vit-u-shpenzuan-ne-sisteme-te-armatimit/

https://kosovapress.com/maqedonci-rreth-240-milione-euro-investime-ne-sisteme-te-armatimit-gjate-ketij-viti/


Maqedonci sqaroi se qeverisja e kaluar kishte investuar më pak se 4 milionë euro në sisteme të armatimit, krahas me 239 milionë euro investime të bëra gjatë mandatit aktual. (shih këtu)

Pra, nuk bëhet fjalë për investim prej 239 milionë euro gjatë një viti, siç pretendohet nga disa media online.

Pjesë nga postimi i ministrit të Mbrotjes në Facebook:

Në të njëjtën kohë kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së sistemeve të armatimit. Me një buxhet që ka shënuar rritje 38% në raport me vitin 2022, është investuar 28% më shumë në blerjen e armatimeve. Ndërsa krahasuar më qeverisjen e kaluar nga më pak se 4 milionë sa ishin investuar, tani në këtë mandat ne kemi investuar 239 milionë euro dhe sigurisht dronët Bayraktar janë vetëm një nga llojet e sistemeve moderne të armatimeve të cilat tanimë i kemi në dispozicion


Përveç kësaj, Maqedonci ditë më parë kishte bërë të ditur se gjatë vitit 2023, buxheti i ndarë për ushtrinë ishte 204 milionë euro. (shih këtu)


Analiza:

Disa media online kanë raportuar gabimisht me pretendimin se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se gjatë këtij viti janë investuar 239 milionë euro në sisteme të armatimit.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se Maqedonci kishte deklaruar se gjatë këtij mandati qeverisës, është investuar 239 milionë euro në sisteme të armatimit, krahas më pak se 4 milionë që ishin investuar me qeverisjen e kaluar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga disa media online si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »