Portali informativ “kosovalive.net” ka publikuar dje (12 prill) një artikull me pretendimin se futbollistit kosovar, Vedat Muriqi, i duhet edhe një gol për të thyer rekordin historik te skuadra futbollistike, Mallorca, për shënimin e golave brenda një sezoni.
Artikulli i publikuar nga ky portal mbanë titullin “Vedat Muriqit i duhet edhe një gol për rekordin historik te Mallorca”.
Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info është gjetur se pretendimi i bërë nuk është i saktë.
Vegëza e artikulli të publikuar në “kosovalive.net”:
Pjesë të artikullit të publikuar në “kosovalive.net”:
Vedat Muriqi është shumë pranë një rekordi historik te skuadra ishullore, Mallorca.
Sulmuesi kosovar ka barazuar rekordin e dy sulmuesve të famshëm të Mallorcës sa i përket më shumë golave të shënuar në një edicion në La Liga.
Ndonëse pretendohet që Muriqi është një gol afër rekordit historik për t’u bërë futbollisti me më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në skuadrën e Mallorcas, faktet ofrojnë të dhëna tjera.
Pas hulumtimit të bërë, hibrid.info ka gjetur se në listën me më së shumti gola brenda një sezoni figuron futbollisti me emrin, Daniel Guiza me 27 gola (sezoni 2007/2008). Pas tij vjen futbollisti, Ante Budimir, i cili ka 13 gola brenda një sezoni (2019/2020). (këtu)
Pra, në bazë të fakteve të ofruara del që Muriqi nuk është një gol afër rekordit historik për shënimin e më së shumti golave brenda një sezoni.
Analiza:
Edhe pse u pretendua se është një gol afër rekordit historitk për shënimin e më së shumti golave brenda një sezoni te Mallorca, bazuar në faktet del që nuk është e vërtetë.
Futbollisti Daniel Guiza ka shënuar 27 gola brenda një sezoni, do të thotë 15 gola më shumë se që ka Muriqi tani (12 gola).
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.
Vlerësimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.