[email protected]
E lirë por e brishtë e aq më shumë e cenueshme
shape
shape
shape

Opinion i shkurtër nga hibrid.info

Liria e shprehjes është fondament i çdo shoqërie demokratike apo që synon demokracinë. Rrjedhimisht kjo ditë është shumë e rëndësishme, në mos më e rëndësishmja.

Nga ajo që shihet e kuptohet, liria e shprehjes është avancuar shumë në pothuajse gjitha shtetet e shoqëritë e botës. Një shtytje të madhe drejtë këtij avancimi i ka ardhur nga lehtësitë që i ka krijuar në këtë drejtim interneti, rrjedhimisht platformat digjitale dhe hapësira digjitale në përgjithësi.

Por, me këto lehtësi dhe me mundësitë që i ka dhënë teknologjia në shprehjen e lirë, janë rritë edhe përgjegjësitë për monitorimin dhe mbikëqyrjen e asaj që thuhet. Jo çdokush e përdor për së miri këtë mundësi që i jepet. Pra, si çdo gjë tjetër, edhe liria e shprehjes keqpërdoret.

Si hibrid.info, e kemi përshkrim të punës me e pa nëse dikush po e keqpërdor këtë mundësi, për të krijuar dhe shpërndarë të pavërteta.

Por pyetja kryesore që shtrohet në këtë drejtim është se, deri ku liria që i jepet njerëzve për t’u shprehur, mund të jetë e padëmshme dhe kush është autoriteti që e mbikëqyr këtë?  

Për shtetet autoritare, diktatoriale, moniste kjo dilemë zgjidhet dukshëm më lehtë se sa në shtetet demokratike.

Tek këto të parat është autoriteti suprem politik e institucional, si në rastet e fuqive lindore, që kontrollon gjithçka, pa pasur nevojë të jep shumë llogari për veprimet e bëra.

Ndërsa, tek shtetet me demokraci perëndimore, kjo çështje është shumëfish më e ndjeshme. E në këto raste ka shume dilema për përcaktimin e mekanizmave që e mbikëqyrin dhe e trajtojnë mundësinë e shprehjes së lirë.

Edhe Kosova, si vend që totalisht është i orientuar ka demokracitë perëndimore, është duke u ballafaquar me këtë sfidë.

Ne si hibrid.info kemi bërë disa raporte dhe në njërin prej tyre kemi dhënë edhe rekomandime se si mund të rregullohet kjo çështje. Në vendet demokratike e kryesisht tek ato me demokraci në konsolidim, siç është Kosova, duhet që dora e institucioneve shtetërore në rregullimin e ekosistemin e informacionit të vërehet sa më pak. Në fakt, ajo që ne kemi rekomanduar, bazuar edhe në praktikat e shteteve demokratike evropiane, është që akterët e shoqërisë civile, përfshi këtu organizatat që fokus kanë informimin dhe mediat, trupat vetërregullues e të ngjashme të forcohen dhe të punojnë me kapacitete të plota për të trajtuar dhe menaxhuar këtë ekosistem.

Megjithatë, sfida që po i del përpara shumë shoqërive të avancuara e që e cila po vërehet shumë më shumë në Kosovë është zgjerimi i përdorimit të platformave digjitale për komunikim dhe pamundësia apo vështirësia që ato të menaxhohen. Por edhe për këtë pritet të ketë zgjidhje. Ne si hibrid.info kemi disa opsione që mund të jenë të zbatueshme, por që duhet nisur vepruar sa më parë që personave që dëshirojnë të shprehën lirshëm të mos i rrëmbehet hapësira nga ata që dëshirojnë ta keqpërdorin këtë mundësi.

Share With Others