Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “popularnews71.net” ka publikuar dje dhe sot (7, 8 maj) dy artikuj me pretendimin se një grua nga Tirana dhe një tjetër nga Prizreni, janë në kërkim të një lidhje dashurie.
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografitë në këta dy artikuj paraqesin imazhin e grave të huaja, e jo shqiptare, siç pretendohet rrejshëm nga portali i dyshimtë “popularnews71.net”.
Vegëzat e artikujve të publikuar në portalin e dyshimtë “popularnews71.net”:
Pas verifikimit përmes “InVID”, është vërtetuar se në artikullin që pretendohet se gruaja e quajtur Valentina nga Tirana, është përdorur imazhi i një psikologe nga Azerbajxhani, e quajtur Ülviyyə Murtuzova. (shih këtu)

Në artikullin tjetër, në të cilin gruaja në fotografi paraqitet si qytetare nga Prizreni, bazuar në të dhënat e ofruara nga “InVID”, është vërtetuar se imazhi i përket një gruaje, emri i të cilës nuk është arritur të gjendet, por fotografitë e saja janë gjetur në disa ueb-faqe të huaja me përmbajtje për të rritur (+18). (shih këtu dhe këtu)

Këta dy artikuj janë publikuar edhe në median sociale Facebook nga faqja “Lajmi Fundit”. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali i dyshimtë “popularnews71.net”, ka publikuar fotografi të grave të huaja, të cilat i ka paraqitur si shqiptare nga Prizreni e Tirana, duke pretenduar se ato janë në kërkim të një lidhje dashurie.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Mashtrim”.