[email protected]
Vazhdon publikimi i pretendimeve të rrejshme për takime të Milan Radojçiq me politikanë nga Kosova
shape
shape
shape

Llogaria “lagraqsaqi” në TikTok ka publikuar video-materiale, në të cilat pretendohet se ish-liderë politikë në vendin tone, kanë pritur në takim nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiq.

Në këto video-përmbajte shfaqen imazhe të takimeve mes ish-liderëve politikë me personin që, sipas pretendimit të këtyre postimeve, është Millan Radojçiq, i sanksionuar nga SHBA-të, njëkohësisht i kërkuar edhe nga drejtësia e Kosovës.

Figurat politike që paraqiten në këto imazhe janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar, se personi që shihet në imazhet e video-materialeve, është Adem Hoxha, deputet i komunitetit goran, në Kuvendin e Kosovës.

Vegëzat e video-materialeve të publikuara në TikTok nga llogaria “lagraqsaqi”:


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se personi që shihet në takim me ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-krye-parlamentarin, Kadri Veselin dhe nga ish-kryeministrin, Isa Mustafa, është Adem Hoxha, e jo Milan Radojçiq, siç pretendohet nga autori i video-përmbajtjeve.

Hibrid.info ka gjetur të publikuar një artikull në “botasot.info”, në të cilin tregohet më shumë për deputetin Hoxha si dhe shpalosen detaje nga takimet e këtij të fundit me liderët politikë të asaj kohe, kur ishin realizuar këto takime (shih këtu).

Një pretendim i njëjtë edhe më herët ishte verifikuar nga hibrid.info (shih këtu).

Dallimet mes Radojçiq dhe Hoxha


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar video-materiale që tregojnë për takime të deputetit Adem Hoxha, me ish liderët politikë të Kosovës.

Por, në video-materiale, pretendohet rrejshëm se personi që shihet në imazhe, është Milan Radojçiq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others