Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Kosova nuk ka blerë nga Turqia pajisjet ushtarake me sistem të mbrojtjes ajrore “KORKUT 8×8”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon ta armatosë ushtrinë me sistemin kundërajror, të blerë nga Turqia.

Ky pretendim u bë nga një faqe në Facebook që mban emrin “Diaspora me Albinin”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një pretendim i tillë nuk është publikuar në asnjë burim kredibil. Gjithashtu, faqja e lartcekur nuk ofron asnjë fakt që do ta mbështeste këtë pretendim.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”:

https://www.facebook.com/DMalbinin/posts/pfbid0qWTQHbQFD1Sj4dNMLg6S7JfuGULLCuaoEFRUfFaZ23DE2xwnbD4xWHcWpeYDeJVAl

Mbishkrimi i postimit:

Albin Kurti vazhdon ta armatos ushtrine!

Sistemi me i ri i FSK-se kunderajror modern i blere nga Turqia.


Pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, ka gjetur se fotografitë e automjeteve ushtarake që janë përdorur në këtë postim, janë prodhim i Turqisë, nga kompania ASELSAN dhe quhen KORKUT 8×8. (shih këtu)

Këto pajisje ushtarake me sistem të mbrojtjes ajrore i posedojnë Forcat e Armatosura të Turqisë dhe nuk ka asnjë fakt që Kosova ka blerë të tilla. (shih këtu)

Gjithashtu, as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, nuk gjendet ndonjë njoftim që pretendon se këto pajisje janë blerë nga Kosova. (shih këtu)

Arsyeja që hibrid.info ka trajtuar këtë përmbajtje, është se e njëjta deri në shkrimin e këtij artikulli ka grumbulluar mbi 1 mijë e 200 reagime, 95 komente e 26 shpërndarje. (shih të arkivuar këtu)


Analiza:

Pretendimi se Kosova ka blerë nga Turqia pajisje ushtarake me sistem të mbrojtjes ajrore “KORKUT 8×8”, është i rremë.

Një informacion i tillë nuk është gjetur i publikuar nga asnjë media kredibile, e po ashtu as nga ndonjë burim kredibil, në këtë rast Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere