[email protected]
Nuk u mor vendim për rritje të pagave, por të pensioneve
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një video-material me pretendimin se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për rritje të pagave.

“LAJM I MADH, Albin Kurti i rrit pagat në Kosovë”, mban titullin dhe mbishkrimin video-materiali i publikuar në TikTok nga llogaria “sjekacaniklinese”.

E vërteta?

Pas klikimit në video-material, shfaqet Kurti gjatë një konference për media. Në këtë konferencë, kryeministri e njoftoi opinionin mbi vendimin për rritjen e pensioneve.

Pra, titulli dhe përmbajtja nuk përkojnë me njëra-tjetrën.

FOTO

Hibrid.info ka gjetur videon nga konferenca e mbajtur dje (7 tetor) nga Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e publikuar në faqen zyrtare të Kurtit në Facebook. (shih këtu)

Në këtë konferencë u njoftua se duke filluar nga ky muaj (tetor), do të rriten për 20% të gjitha pensionet. (shih këtu)

Rritja e pagës

Në muajin gusht, Qeveria e Kosovës mori vendim ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave. (shih këtu)

Analiza:

U pretendua se kryeministri Kurti mori vendim për rritjen e pagave.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i rremë. Në video-material shfaqet Kurti, i cili dje (7 tetor) njoftoi se nga muaji tetor do të rriten për 20% të gjitha pensionet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »