[email protected]
Nga India vjen edhe një lajm i rremë për shërim të COVID-19
shape
shape
shape

Në Britani të Madhe, por edhe në vende tjera, është shpërndarë një lajm i rremë për shërim të virusit Korona me mënyra alternative, pra jo shkencore.

Ky pretendim është bazuar nga një video e krijuar dhe e shpërndarë nga një mjek alternativ nga India, i cili ka sugjeruar njerëzit që ta kurojnë COVID-19 përmes inhalimit me avull.

BBC ka ndërtuar një kronikë lidhur me këtë pohim të rremë të këtij mjeku indian. Gazetarja e këtij mediumi britanik, Sima Kotecha, ka arritur ta gjurmojë burimin e kësaj video, përmes nënës së saj, pasi që kjo video kishte arritur tek nëna e gazetares përmes shpërndarjeve në “WhatsApp”.

Gazetarja arrin ta kontaktojë këtë person që e quan vetën mjek. Gjatë bisedës, gazetarja ia potencon atij se pretendimi për shërim të COVID-19 përmes inhalimit me avull është i pabazë dhe nuk është i vërtetuar shkencërisht. Mirëpo mjeku alternativ indian insiston se ky shembull ka pasur sukses, edhe pse nuk jep dëshmi të qarta për këtë.

E njëjta video është shpërndarë edhe nëpër rrjete sociale, duke arritur të gjenerojë trafik të madh dhe qindra-mijëra klikime.

Në këtë kronikë janë intervistuar edhe mjekë dhe hulumtues, të cilët e kanë demantuar pretendimin e mjekut alternativ nga India se COVID-19 mund të trajtohet me avull.

(video e plotë e kronikës në BBC)

Share With Others