[email protected]
Albin Kurti nuk ka thënë “unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA-të” për vendimin e BQK-së për dinarin serb
shape
shape
shape

Portalet informative “GazetaTema.net” dhe “Ntv.al” kanë publikuar një artikull (19, 20 shkurt) lidhur me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në titullin e këtyre portaleve pretendohet se kryeministri Kurti ka thënë “Unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA”, ndërsa në përmbajtje të artikullit nuk gjendet në asnjë rresht një fjali e tillë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron pasi që në deklaratën e dhënë nga Albin Kurti, nuk ekziston një deklarim i tillë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “GazetaTema.net” dhe “Ntv.al”:

https://www.gazetatema.net/rajoni/albin-kurtin-une-pyes-banken-e-kosoves-jo-shba-i428174?fbclid=IwAR1sQ378VIHsd0daW6_L_BRwGYYsR_WvGxRhgmFQSYTB5dQSsJDTSnNRe-o


Gjatë kërkimeve në internet, hibrid.info ka gjetur deklaratën e kryeministrit Kurti të transmetuar më 19 shkurt, në emisionin televiziv “Ditari” në transmetuesin ndërkombëtar të SHBA-ve në Kosovë “Zëri i Amerikës”. (shih këtu)

Kryeministri i vendit kur flet për vendimin e 1 shkurtit për ndalimin qarkullimit të dinarit serb (këtu) thotë “Kemi një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe Ligjit ka për detyrë ta mbështesë”.

Edhe kur flitet për marrëdhëniet me SHBA- të, Kurti shprehet se “raportet tona, bashkëpunimi jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i mirë, ne jemi partner, aleatë dhe miq. Kjo nuk do të thote që pajtohemi absolutisht çdo herë, në çdo vend, për gjithçka”, dhe asnjëherë mes rreshtave nuk thuhet “unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA”, siç pretendohet në portalet e lartcekura.


Analiza:

Përmes titullit, dy portale informative pretendojnë se kryeministri i Kosovës ka thënë “unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA”, për vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Mirëpo, hibrid.info ka gjetur deklaratën e plotë të Kurtit në transmetuesin “Zëri i Amerikës” dhe ka vërtetuar që kryeministri nuk ka thënë një gjë të tillë, dhe se ky pretendim nuk qëndron.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »