Portali “EkonomiaOnline.com” ka publikuar një artikull me titull “Ish-këshilltari i Thaçit: Po mungon presidenti”.
Në fotografinë e këtij artikulli gjendet ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke lënë të kuptohet se në përmbajtje flitet pikërisht për këtë figurë politike.
Mirëpo, pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, vërehet se ky shkrim përmban titulli e fotografi të gabuar, duke mos korresponduar me përmbajtjen.
Në tekst të këtij shkrimi thuhet se ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla, ka publikuar në rrjetin social Facebook, një fotografi ku shihet ish-presidenti duke shfletuar librin “Po mungon presidenti”.
Pra Syla, me përmes këtij mesazhi nuk ka thënë se po mungon presidenti Thaçi, siç pretendohet fotografinë e artikullit të “EkonomiaOnline.com”.
Teksti i artikullit të publikuar në “EkonomiaOnline.com”:
Ish-këshilltari i Thaçit: Po mungon presidenti
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka publikuar në rrjetin social Facebook, një fotografi.
Në fotografi shihet Thaçi duke shfletuar librin “Po mungon presidenti”.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, bashkë me James Paterson, janë autorë të këtij romani triller-politik të botuar dy vjet më parë.
Vegëza e artikullit të publikuar në “EkonomiaOnline.com”:
Më poshtë mund të shihni postimin e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla në profilin e tij zyrtar në Facebook.
https://www.facebook.com/ismail.syla.54/posts/3836872499685969
Analiza:
Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit në EkonomiaOnline.net është i shkruar gabim, pa e qartësuar se për cilin president bëhet fjale, ndërsa fotografia është vendosur për të lënë të kuptohet se artikulli i dedikohet ish-presidentit Thaçi. Ky artikull kategorizohet si “Gabim”, me qenë se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen.
Arsyetimi:
Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.