info@hibrid.info
As titulli e as fotografia nuk sqarojnë se bëhet fjalë për ndeshje hendbolli ndërmjet Rahovecit dhe një skuadre rumune
shape
shape
shape

Shkroi: Shkelzen Lakna

Më 23 nëntor zhvillohet një duel i ri Kosovë-Rumani: “Rasti ynë për të shkruar historinë”. Ky është titulli i një postimi të publikuar në portalin informativ “Paparaci.com”.

Artikulli është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të këtij mediumi në Facebook dhe shoqërohet me një fotografi të kombëtares së Kosovës gjatë ndeshjes me Rumaninë më 15 nëntor 2024. Ndërsa pasi të klikohet në artikull, shfaqet një fotografi tjetër që paraqet disa tifozë.

Çfarë nuk shkon me titullin dhe fotografinë?

Pas klikimit në artikull, qartësohet se nuk bëhet fjalë për një ndeshje tjetër futbolli mes Kosovës dhe Rumanisë, siç mund të lërë të kuptohet titulli dhe fotografia, por për një ndeshje hendbolli për meshkuj në kuadër të Kupës Evropiane të EHF.

Ndeshja në fjalë zhvillohet mes KH Rahoveci dhe ekipit rumun Minaur Baia Mare. (këtu)

Pse trajtohet kjo përmbajtje?

Mos qartësimi i llojit të ndeshjes sportive përmes titullit dhe fotografisë mund të shkaktojë huti, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një ndeshje tjetër futbolli mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë.

Titulli dhe fotografia lënë të kuptohet se ndeshja e ndërprerë më 15 nëntor, e zhvilluar në Rumani dhe për të cilën po pritet një vendim nga UEFA, do të përsëritet. Gjithashtu, vërehet në komente se disa nga lexuesit e kanë marrë si të mirëqenë zhvillimin e një ndeshje tjetër ndërmjet Kosovës dhe Rumani. (shih fotografinë më poshtë)


Pjesë nga përmbajtja e artikullit të publikuar në “Paparaci.com”:

Pas ndeshjes tensionuese ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve në Bukuresht, të dy vendet do të takohen sërish këtë muaj pas vetëm 5 ditësh, këtë herë në një ndeshje të Hendbollit për meshkuj të Kupës Evropiane EHF.

Kësaj radhe, sfida do të jetë në nivel klubesh.


Analiza:

Portali “Paparaci” ka publikuar postimin në  me titullin “Më 23 nëntor zhvillohet një duel i ri Kosovë-Rumani: ‘Rasti ynë për të shkruar historinë’.

Ky titull, i shoqëruar me një fotografi të kombëtares së Kosovës gjatë ndeshjes me Rumaninë të zhvilluar më 15 nëntor 2024, krijon përshtypjen se bëhet fjalë për një tjetër ndeshje futbolli mes këtyre dy ekipeve.

Ky informacion sqarohet vetëm brenda përmbajtjes së artikullit, ku bëhet e qartë se bëhet fjalë për një ndeshje hendbolli ndërmjet skuadrës kosovare KH Rahoveci dhe asaj rumune Minaur Baia Mare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.


Ky artikull është përgatitur si pjesë e projektit ‘Kundër Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperimental’, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Artikulli është verifikuar nga ekipi i Hibrid.info dhe ekspertët e angazhuar për të siguruar përputhjen me metodologjinë tonë për verifikimin e fakteve. Ky artikull përmban verifikime të mirëfillta, por nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Hibrid.info apo të Ambasadës së SHBA-së.

Share With Others

Translate »