Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë thirrje për përgjegjësi të përbashkët për çarmatosjen e dezinformimit të Rusisë. Sipas DASH, Rusia ka zhvilluar një ekosistemi dezinformues dhe propagandues për të avancuar strategjikisht objektivat e politikës së Kremlinit, nga të drejtat e njeriut dhe politika mjedisore deri te atentatet dhe fushatat e bombardimeve për vrasjen e civilëve
DASH thekson faktin se “e vërteta çarmatos përpjekjen e Kremlinit për të dezinformuar rreth veprimeve reale të Rusisë në Ukrainë, Gjeorgji dhe gjetkë në Evropë”.
Në komunikatën e DASH-it vlerësohet se shërbimet e inteligjencës ruse krijojnë, ngarkojnë dhe ndikojnë në faqet e internetit që pretendojnë se janë media për të përhapur gënjeshtra dhe për të mbjellë përçarje. Kjo fushatë e autoriteteve ruse po vazhdon të bëhet për shkak se, siç thuhet në këtë komunikatë, e vërteta nuk është në favor të Kremlinit.
Thirrja e DASH-it është shpërndarë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë me paralajmërimin që nuk duhet besuar çdo gjë që lexohet në mediat sociale, dhe se duhet verifikuar me burime relevante para se të shpërndahen me të tjerët.