Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material në të cilën paraqitet Elon Musk, themelues i kompanisë SpaceX.
Në këtë video-material dëgjohet se Musk është duke folur në gjuhën shqipe. Por përmes aplikacioneve për ndërhyrje në video-përmbajtje që njihen si aplikacione deepfake, është vërejtur se materiali është manipuluar.
Përmes kërkimit dhe verifikimit të fakteve, përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur video-materialin e publikuar në tetor të vitit 2022 nga një kanal në Youtube, në të cilën qartësohet se është një video (deepfake) e bërë si “test me software”.
Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria me emër “betimbytyqii1”:
Ky postim ka arritur të grumbullojë mbi 140 mijë shikime në TikTok. (shih fotografinë më poshtë)
Kanali në Youtube me emër “Elementi Shqip” në publikimin e këtij materiali, përveç që tregon se është një krijim “deepfake”, edhe bën thirrje që kjo video “të mos merret seriozisht”. (shih këtu)
Analiza:
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se llogaria në TikTok ka publikuar një video-material i krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën shihet Musk duke folur në gjuhën shqipe.
Këtë video-material, llogaria e lartcekur e ka paraqitur si reale.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Mashtrim”.