info@hibrid.info
Imazhi nuk paraqet përmbytjet në jugun e Turqisë
shape
shape
shape

Media online në gjuhën shqipe kanë raportuar dje (15 mars) rreth vërshimeve që kanë përfshirë jugun e Turqisë, të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Këtij artikulli, mediat i kanë vënë një fotografi që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info u vërtetua se, imazhi nuk paraqet vërshimet e datës 15 mars, por ato në provincën veriore të Turqisë në vitin 2021.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe:

https://www.kosova-sot.info/lajme/667781/jugu-i-turqise-perfshihet-nga-permbytjet/?fbclid=IwAR19_PNyHvjABS5U-z_PBwqhDsvM0QPKXEMTG7hdx01gzzJOgXI3hpFgSMc

https://gazetainfokus.com/permbytje-te-frikshme-pushtojne-jugun-e-turqise/


Pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e përdorur nga mediat e lartcekura, i cili paraqet vërshimet e muajit gusht 2021 në Turqi.

Imazhi është gjetur në mediumet e huaja si “AlJazeera.com” dhe “NBCNews.com”, të cilat kishin raportuar për vërshimet në Turqi (gusht 2021). (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Nga procesi i kontrollit të fakteve dhe trajtimi i tyre u kuptua se disa media online në gjuhën shqipe kanë raportuar për vërshimet në Turqi të datës 15 mars, e që imazhi që është përdorur në artikull i përket një ngjarjeje tjetër.

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia nuk paraqet vërshimet e datës 15 mars në Turqi, por ato të muajit gusht 2021.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »