Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar një imazh në të cilin paraqitet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i shtrirë në një shtrat në ambiente të një spitali.
Kjo faqe, këtij imazhi i ka vënë mbishkrimin “Hini operacion…..kasapi”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi nuk është real dhe se i njëjti është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale (IA).
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:
Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit “isitai.com” rezulton që imazhi është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale (IA).
Pasi të analizohet imazhi nga afër, vërehen edhe deformime grafike. Në anën e majtë shihet një ndarje e imazhit, si dhe toni i lëkurës së kryeministrit izraelit është shumë shkëlqyes ose vezullues. (shih fotografinë më poshtë)
Në postim e bërë nga faqja “The Reis”, një komentues ka pyetur se “sa është e vërtetë”, ndërsa nga vetë kjo faqe i është kthyer përgjigja me pretendimin se përmbajtja është reale (100%). (shih fotografinë më poshtë)
Analiza:
Pas analizimit të imazhit të publikuar nga një faqe në Facebook, përmes aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, rezulton që fotografia është gjeneruar me AI.
Po ashtu, faqja në Facebook që e ka publikuar këtë përmbajtje, pretendon rrejshëm se imazhi është 100% real.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.