info@hibrid.info
Keqinterpretohet përmbajtja e postimit të ministrit Mehaj
shape
shape
shape

E përditshmja serbe “Novosti” ka publikuar dje (13 shtator) një artikull në versionin online të këtij mediumi me titull “BERLINI, NUK KA PAQE NË BALLKAN: Policia ushtarake gjermane trajnon të ashtuquajturit FSK-në”.

Pretendimi i bërë përmes titullit, që lë të kuptohet se ka një qëndrim nga Berlini zyrtar për gjendjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit, nuk korrespondon me zhvillimin që paraqitet në përmbajtje.

Në fakt, në përmbajtje është paraqitur një postim në Facebook nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, lidhur me një trajnim të Policisë Ushtarake të Kosovës nga ana ekspertëve gjermanë të kësaj fushe.

Hbrid.info vlerëson se pretendimi i bërë në titull është tendencioz dhe jo i bazuar në  fakte.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Novosti.rs”:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1153668/berlin-nema-mira-balkanu-nemacka-vojna-policija-obucava-tzv-kbs


Pjesë të artikullit të publikuar në “Novosti”:

Policia ushtarake GJERMANE do të zhvillojë një trajnim njëjavor të policisë ushtarake në të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur ministri i vetëshpallur i Mbrojtjes në Prishtinë, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky trajnim do të rrisë nivelin e gatishmërisë dhe do të përmirësojë teknikën në mbrojtjen e personave shumë të rëndësishëm.


Postimi i ministrit Armend Mehaj, në të cilën bazohet gazeta serbe, nuk përmban ndonjë pjesë në të cilën pretendohet ajo qw paraqitet nw titullin e mediumit nw gjuhwn serbe. Mehaj, në postimin e tij bënë të ditur se këto ushtrime po zhvillohen në bazë të planit të bashkëpunimit bilateral. (këtu)


Përmbajtja e postimit të ministrit Mehaj në Facebook:

Policia ushtarake gjermane trajnon policinë tonë ushtarake në shkathtësitë e mbrojtje së afërt.

Trajnimi njëjavor i ka mundësuar policëve tanë ushtarak që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP).

Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona.

Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.


Analiza:

E përditshmja serbe “Novosti.rs” ka publikuar një artikull sot për trajnimin e FSK-së nga ana ushtrisë gjermane duke e interpretuar në mënyrë tendencioze se gjoja Berlini po e vlerëson gjendjen në Ballkan jo të qetë dhe për këtë po e trajnon policinë ushtarake të Kosovës.

Pretendimi bazohet në një postim të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armen Mehaj, i cili njofton për trajnimin e Policisë Ushtarake të Kosovës nga ana e policisë ushtarakë gjermane, si pjesë e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak. Pra, postimi i ministrit Mehaj, që është edhe përmbajtja e artikullit të këtij mediumi në gjuhën serbe, nuk paraqitet ajo që pretendohet nga gazeta serbe – “shqetësimi i Berlinit për një situatë jo të qetë në Ballkan”.

Hibrid.info në bazë të metodologjisë së punës vlerëson se pretendimi i gazetës serbe është tendencioz dhe i pa bazuar në fakte, dhe klasifikohet si “manipulim i fakteve”.

Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »