[email protected]
Krahasim dezinformues nga Lavrov rreth aneksimit të Krimesë dhe pavarësisë së Kosovës
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Mediat ruse në shërbimet në gjuhën serbe, Sputnik dhe Russia Today (RT) dhe disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, i cili e akuzoi Perëndimin dhe OKB-në për “standarde të dyfishta” në rastin e Krimesë dhe Kosovës.

Lavrov në deklaratën e tij, u përpoq të barazojë aneksimin e dhunshëm nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Edhe pse faktet tregojnë se krahasimi i Krimesë me Kosovën është i pabazë, zyrtarët e lartë të Rusisë vazhdojnë ta përdorin këtë si një justifikim.


Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat ruse dhe serbe:

https://lat.rt.rs/rusija/101513-lavrov-povelja-un-kim-krim-referndum

https://lat.sputnikportal.rs/20240723/lavrov-zapad-bira-principe-un-kako-mu-odgovara–pogledajte-krim-i-kosovo-1175201894.html

https://www.politika.rs/sr/clanak/624453/Lavrov-U-slucajevima-Kosova-i-Krima-Zapad-gazi-povelju-Ujedinjenih-nacija

https://www.kosovo-online.com/vesti/svet/lavrov-zapad-bira-principe-un-kako-mu-odgovara-pogledajte-krim-i-kosovo-23-7-2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë një takimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare, deklaroi se të gjitha “telashet, problemet dhe krizat nuk janë për shkak se OKB-ja ‘nuk po e përballon’, siç thonë disa, por sepse Karta e OKB-së nuk zbatohet ose, nëse zbatohet, kjo bëhet në mënyrë të njëanshme”, raporton RT Balkan. (këtu)

“Nëse zbatohen dhe nëse Perëndimi e bën, atëherë bëhet në mënyrë të njëanshme, duke zgjedhur si nga një meny – në një rast, parimin e mbrojtjes së sovranitetit (siç bëri kur refuzoi të njohë një referendum absolutisht transparent në Krime) dhe në rastin tjetër udhëhiqet nga parimi e drejta e kombit për vetëvendosje, siç ishte rasti kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë pa asnjë referendum. Perëndimi më pas tha se kjo është e drejta e njerëzve, e shkruar në Kartën e OKB-së”.

Ku janë dallimet në këtë krahasim?

NATO nuk e “pushtoi” Kosovën pasi i dëboi forcat serbe nga atje, por dërgoi një mision paqeruajtës. Trupat ruse, nga ana tjetër, kanë vendosur kontrollin mbi Krimenë, edhe para se të mbahej një referendum për bashkimin me Rusinë.

NATO ndërhyri në Kosovë pas dëshmive të krimeve serbe kundër shqiptarëve, të cilat përfshinin vrasje masive dhe dëbime nga vendbanimet e tyre. Forcat ruse kanë ndërhyrë në Ukrainë, megjithëse nuk janë raportuar abuzime apo dhunë kundër rusëve etnikë.

Kosova shpalli pavarësinë, por nuk iu bashkua Shqipërisë. Krimea, e cila është e banuar kryesisht nga qytetarë rusë, nënshkroi një marrëveshje për t’u bashkuar me Rusinë dy ditë pas një referendumi që Perëndimi e gjykoi si jodemokratik (këtu).

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 (këtu). Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare (këtu). Pavarësia e Kosovës deri më tani është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë SHBA-të dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian (këtu).

Për më tepër, Krimea është pjesë integrale e shtetit të Ukrainës e cila është aneksuar në mënyrë ilegale nga Rusia në vitin 2014 (këtu). Referendumi në Krime, i mbajtur më 16 mars 2014, u refuzua në të njëjtin vit si i paligjshëm – me votat e 100 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (shih këtu).

Edhe pse krahasimi i Krimesë me Kosovën është i paqëndrueshëm, zyrtarët të lartë të Rusisë vazhdojnë ta përdorin këtë si alibi, duke filluar nga presidenti, Vladimir Putin, ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov etj.  (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Mediat ruse në gjuhën serbe, si Sputnik dhe Russia Today (RT), kanë publikuar një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, ku ai akuzoi Perëndimin dhe OKB-në për “standarde të dyfishta” në rastin e Krimesë dhe Kosovës.

Lavrov përpiqet të barazojë aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, edhe pse faktet tregojnë se ky krahasim është i pabazë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »