info@hibrid.info
Kurti nuk i ka kërcënuar serbët me dëbim nga Kosova ose me burgim
shape
shape
shape

Medium në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull sot (1 qershor) me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i kërcënon serbët me largim nga Kosova, ose me burgim.

Artikulli mbanë titullin: “EKSTREMISTË SHQIPTARË TË ÇMENDUR DHE MË TË RREZIKSHËM! Kërcënim i tmerrshëm i Kurtit: Serbë largohuni nga Kosova, kushdo që qëndron do të përfundojë në BURG”

Ky pretendim është ngritur mbi deklaratat e Kurtit në Forumin “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se përmbajtja e deklaratës është e manipuluar.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Informer.rs”:

https://informer.rs/vesti/politika/798972/aljbin-kurti-srbi-kim-hapsenje-pretnje

Pjesë të artikullit të publikuar në “Informer.rs”:

Lideri i terroristëve nga Prishtina, Albin Kurti, dje i quajti demonstruesit paqësorë në komunat serbe në veri të Kosmetit “turmë të zemëruar dhe fashiste” dhe u tha se forcat e tij speciale do t’i dëbojnë nga provinca jugore ose do përfundoj ne burg!!!


Ky pretendim ka zënë vend edhe ballinën e sotme (1 qershor) të edicionit të shtypur të kësaj gazete. (këtu)


E përditshmja serbe, duke iu referuar deklaratave të Kurtit në konferencën Globsec të mbajtur në Bratislavë, kanë ngritur pretendimin se ky i fundit i ka kërcënuar serbët e Kosovës me dëbim nga vendi ose burgim, duke manipuluar më përmbajtjen e saj.

Në fakt, Kurti në deklaratën e bërë nuk iu drejtua serbëve në përgjithësi por, siç është shprehur, bandave të organizuara në veri. Në pyetjen si mund të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar, ai u përgjigj.

E para të dalim nga kjo krizë në veri: që do të thotë sundim i ligjit, bandat ose të kthehet prapa në Serbi ose të jenë në burg në Kosovë, si dhe, të zvogëlojmë numrin e Policëve në objektet komunale dhe të normalizojmë situatën.” (këtu)

Për më tepër, Kurti u ka bërë thirrje serbëve që t’i drejtohen atij me kërkesat që i kanë, duke iu premtuar se “do t’i dëgjojë dhe ndoshta edhe të pajtohet me ta”.

Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta“. (këtu)


Pamjet e ndryshme të shpërndara në media lidhur me protestën dhe situatën në veri shfaqin në protestë edhe persona me mjete të forta dhe të maskuar në mesin e serbëve. Edhe KFOR-i, në një bashkëbisedim më përfaqësuesit e “Listës Serbe” u bëri të ditur se disa ushtarë të tyre janë plagosur nga persona me maska me plumba të armëve që nuk i përdorin ata. (këtu)


Analiza:

Faktet tregojnë se Kurti në Globsec nuk ka deklaruar se serbët duhet të largohen nga Kosova ose ata që qëndrojnë si të burgosur por i është referuar, siç është shprehur, bandave të organizuara në veri.

Mediumi në gjuhën serbe e kanë manipuluar deklaratën e Kurtit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »