[email protected]
Kurti nuk ka deklaruar se punësimi është rritur për 45 për qind në tri vjet
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Është pretenduar se kryeministri Albin Kurti ka thënë se punësimi në Kosovë është rritur për 45 për qind në tre vjetët e fundit.

Publikimi është bërë fillimisht në mediumin në gjuhën shqipe “ekonomiaonline.com” të enjten (29 gusht) dhe më pas është transmetuar ngjashëm nga disa portale të tjera.  

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit nga hibrid.info del se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka thënë se punësimi në Kosovë është rritur për 45 për qind në tre vjetët e fundit.


Vegëza e artikullit të “ekonomiaonline.com”:

https://archive.ph/56DPL#selection-821.0-824.0


“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se punësimi në Kosovë është rritur për 45 për qind nga mbështetja qeveritare, ndërsa ka thënë se mbeten të përkushtuar për ta mbështetë sektorin privat të cilin e ka cilësuar faktor të rëndësishëm të punësimit dhe rritjes ekonomike, raporton Ekonomia Online”, thuhet në hyrje të artikullit të këtij mediumi.

Më pas në artikull thuhet se Kurti në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar ka deklaruar që punësimi është rritur për 20 për qind në tri vjetët e fundit.

Artikulli u ndryshua më vonë. Hyrja ka mbetur e njëjtë ndërsa ka pasur ndryshime te citati i Kurtit.

45-përqindëshi është përmendur në citatin fillestar te rritja e Bruto Produktit Vendor, por kjo është ndryshuar në citatin e përmirësuar.

Pjesë nga artikulli fillestar:

“’Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të mbështet sektorin privat i cili është faktor i përkushtimit dhe zhvillimi e bizneseve në vend. Buxheti shtetëror është rritur për 35 për qind më i lartë, pa dyshim që ky ka ndikuar në rritjen e fitimit dhe zgjerimit të aktivitetit të zhvillimit rajonal. Në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është më i lartë për 45 për qind e që kjo është përkthyer edhe me punësim, ku në Kosovë është rritur punësimi. Kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset e vogla për t’i përkrahur nga sfidat lokale’, u shpreh Kurti”

Pjesa e ndryshuar:

“’Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të mbështesë sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2022, tash që po flasim në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është për 1/3 më i lartë, ndërkaq buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Sigurisht që kjo është përkthyer edhe me punësim të shtuar, krahasuar me para tri viteve në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar. E padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimit të aktivitetit të sektorit privat’, u shpreh Kurti, teksa përmendi edhe ndihmesat e bizneseve përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike”.


Artikulli me pretendimin fillestar të njëjtë është publikuar edhe në disa mediume të tjera (“indeksonline.net”, “kosova-sot.info”, “botapress.info”, “atvlive.tv”, “gazeta10.com”, “dukagjini.com”, “gazetaexpress.com”, “klankosova.tv”, “zeri.info”)


Analiza:

Pretendimi që kryeministri Albin Kurti ka thënë se punësimi në Kosovë është rritur për 45 për qind në tre vjetët e fundit, nuk është i saktë.

Publikimi është bërë fillimisht në mediumin në gjuhën shqipe “ekonomiaonline.com” të enjten (29 gusht) dhe më pas është transmetuar ngjashëm nga disa portale të tjera.

45-përqindëshi është përmendur në citatin fillestar të Kurtit te rritja e Bruto Produktit Vendor, por kjo është ndryshuar në citatin e përmirësuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »
1406