Faqet në Facebook “Exclusive Albania Today” dhe “Feja Ime” kanë publikuar dje (15 janar) një artikull me titull “Kërset kaIIashi në veri të Mitrovicës”.
Ky artikull i shpërndarë nga këto faqe në Facebook është i vjetër, i publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com” me 18 nëntor 2022. (këtu)
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë lajm të publikuar në kohë reale (17 nëntor 2022) në disa media online në Kosovë.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Qendra Rajonale në Mitrovicë atëkohë, përmes një reagimi, kishte njoftuar se “pak para orës 23:00 ishin dëgjuar të shtëna armësh në lagjen “Ibri” në Mitrovicën e veriut”.
Pra, lajmi është i vjetër dhe, i njëjti, është munduar të paraqitet si aktual nga faqet e lartcekura në Facebook.
Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Exclusive Albania Today” dhe “Feja Ime”:


Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (17 nëntor 2022) në disa media online në Kosovë si “Veriu.info”, “Botasot.info” dhe “Gazetainfokus.net”.

Analiza:
Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (15 janar) një artikull të vjetër të muajit nëntor 2022 lidhur me raportimin për të shtëna armësh në veri të Mitrovicës.
Këto faqe janë munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesin si aktual. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.