[email protected]
Muaji qershor: Euro 2024, armatosja e FSK-së dhe zhvillimet në vendbanimet më shumicë serbe janë temat mbi të cilat u keqinformua më së shumti, FSK dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë institucionet, Albin Kurti dhe Bedri Hamza figurat më të përfolura
shape
shape
shape

Përgatiti: Festim Rizanaj

Euro 2024, armatosja e FSK-së dhe zhvillimet në vendbanimet më shumicë serbe janë temat kryesore për të cilat u keqinformua gjatë muajit maj 2024.

N bazë të gjetjeve dhe trajtimeve të përmbajtjeve keqinformuese gjatë muajit qershor rezulton të jenë publikuar më së shumti përmbajtje keqinformuese në fushën e politikës. Keqinformatat nga fusha e politikës pasohen nga, përmbajtjet keqinformuese nga siguria dhe socialja dhe sporti të cilat ndajnë përqindje të njejtë gjatë këtij muaji.

Në 73 përmbajtjeve keqinformuese të publikuara në media reale, media sociale dhe portale të dyshimta, lajmet e rreme janë ato që prijnë në ekosferën keqinformuese, pasuar nga përmbajtjet e mashtruese dhe artikujt clickbait. 

Në mesin e 13 keqinformatave ku janë përfolur 9 institucione, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë janë ato që kanë mbizotëruar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (11 keqinformata) dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza (3 keqinformata) janë dy figurat më të përfolura në 33 përmbajtjet keqinformuese ku janë përfolur personalitetet.

Këto të dhëna, dolën nga raporti monitorues që paraqet gjendjen e keqinformimit për muajin qershor të vitit 2024 tek përmbajtjet që ndërlidhen me Kosovën, bazuar në të dhënat e siguruara nga platforma për kontroll të fakteve – hibrid.info. Raporti është i ideuar nga platforma për kontroll të fakteve hibrid.info, pjesë e OJQ-së kosovare “Action for Democratic Society” (ADS) dhe mbështetët nga fondacioni amerikan “National Endowment for Democarcy” (NED) në kuadër të projektit “Promovimi i Gazetarisë Objektive dhe Luftimit të Dezinformatës”.

Gjatë muajit qershor 2024, lajmet e rreme dominuan kategoritë kryesore të keqinformimit me 20%, pasuar nga përmbajtjet mashtruese me 17%, clickbait me 15%, teoritë konspirative me 12%, dhe dezinformatat me 11%. Krahasuar me majin, lajmet e rreme u rritën nga 10% në 20%, ndërsa përmbajtjet mashtruese ranë nga 19% në 17%. Clickbait dhe teoritë konspirative shënuan rritje, ndërsa dezinformatat pësuan një rënie të ndjeshme nga 19% në 11%.

Euro 2024 dhe pjesëmarrja e kombëtares së Shqipërisë çuan në një rritje të informatave të ndryshme, përfshirë pretendime të pabazuara rreth ekipit, lojtarëve dhe tifozëve, duke e bërë këtë temë dominuese për keqinformim gjatë qershorit. Spekulimet për furnizimin me armatime të FSK-së, përfshirë artileri të rëndë, gjithashtu renditen lart ndër temat më të keqinformuara. Po ashtu, incidente në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë u përdorën nga kanale të caktuara për të krijuar teori konspirative pa ofruar fakte konkrete.

Gjatë qershorit, politika u rendit e para me 34% të keqinformimeve, kryesisht për lajme të rreme, clickbait, teori konspirative dhe manipulim të fakteve, duke përfshirë tema si zgjedhjet dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Siguria, që në maj ishte e para me 29%, ra në 18% në qershor, me përmbajtje kryesisht rreth armatimit të FSK-së dhe kërcënimeve me luftë. Për shkak të Euro 2024, keqinformimet në fushën e sportit u rritën nga 8% në maj në 18% në qershor, kryesisht lidhur me përmbajtje të paverifikuara dhe dezinformata.

Bazuar në gjetjet dhe trajtimet e përmbajtjeve keqinformuese, përmbajtjet nga faqet dhe llogaritë në media sociale vazhduan të dominojnë edhe gjatë qershorit, megjithëse kanë pësuar një rënie prej 13% krahasuar me majin (nga 67% në 54%). Keqinformimet e publikuara në mediat reale, si portalet informative, shënuan një rritje prej 13% (nga 32% në maj në 45% në qershor), kryesisht për shkak të artikujve clickbait dhe teorive konspirative. Në qershor, keqinformimet në media sociale u publikuan kryesisht në Facebook (51%), TikTok (46%) dhe X (3%).

Bazuar në 65 përmbajtjet keqinformuese të gjetura dhe trajtuara gjatë muajit maj 2024, rezulton se në 13 prej tyre janë përmendur 9 institucione të ndryshme, me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që mbizotërojnë. FSK është përmendur në katër përmbajtje keqinformuese, përfshirë lajme të rreme dhe dezinformata për armatosjen e saj, ndërsa Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është përfolur në dy përmbajtje, kryesisht në teori konspirative të publikuara nga mediat serbe që i interpretonin zhvillimet në vendbanimet me shumicë serbe dhe në veri të Kosovës si të motivuara etnikisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është figura më e përfolur në 33 keqinformata që lidhen me personalitete, me 11 raste. Ai është përfolur në teori konspirative të publikuara nga mediat serbe, duke përfshirë pretendimet se po kërkon luftë, po i arreston serbët për të nxitur tensione dhe po punon për “Shqipërinë e madhe”. Kurti është përmendur gjithashtu në lajme të rreme dhe artikuj clickbait, duke përfshirë pretendimet për marrëveshje ushtarake me Turqinë dhe manipulime politike me figura të tjera, si Edi Rama dhe Lumir Abdixhiku. Personaliteti i dytë më i përfolur është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza. Ai është përmendur në lajme të rreme në media sociale, me pretendime se ka premtuar rritje të pensioneve për veteranët dhe kundërshtimin e hapjes së Urës së Ibrit. Hamza është përfolur edhe në kontekstin e një lajmi të rremë ku pretendonte mbështetje nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier për të qenë kryeministër.

Share With Others

Translate »