info@hibrid.info
Në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja
shape
shape
shape

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar dje (3 shtator) një artikull me titull “Foshnja 1 muaj e gjysmë gjendet e vdekur në krevat, kishte djegie dhe mavijosje”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet “Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë rreth 1 muaj e gjysmë u gjet e pajetë në krevatin e saj”.

Duke parë se portali në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), si dhe në bazë së të dhënave në faqen e mediumit në Facebook (këtu), ku shihet se ndjekësit e faqes janë kryesisht shqipfolës, kjo pa qartësi e vendndodhjes së ngjarjes në titull, lë të nënkuptojë se ajo ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/evrope-bota/2047077/foshnja-1-muaj-e-gjysme-gjendet-e-vdekur-ne-krevat-kishte-djegie-dhe-mavijosje/?fbclid=IwAR3WYPiQVbS7fr9ylkrMhlu3FJ2bX-F2X7uzJLMsfgYCIwPodPnLvjLc4HI


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Itali, hibrid.info e ka gjetur artikullin e publikuar në një mediumin italian. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se gazeta online “Bota Sot” ka publikuar një artikull lidhur me vdekjen e një fëmije në Itali, por në titull nuk sqarohet vendi se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »